Gjoba deri në 600 mijë euro për ata që refuzojnë vaksinën pa arsye

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjoba deri në 600 mijë euro për ata që refuzojnë vaksinën pa arsye

Galicia është rajoni i parë në Spanjë që po mendon të aplikojë gjobë për qytetarët që refuzojnë vaksinën anti-COVID pa arsye. Parlamenti i këtij komuniteti autonom në veriperëndim të vendit miratoi një ligj të ri për shëndetësinë, ku midis të tjerash parashikohen gjoba nga 1.000 deri në 600.000 euro për ata që nuk duan të vaksinohen.

 

Gjobat, sipas medias italiane “Tgcom”, do të ndahen në tre nivele: të lehta, të rënda dhe shumë të rënda. Kjo ndarje do të bëhet bazuar në dëmin që mund të shkaktohet në shëndetin e popullsisë. Qëllimi është që të dekurajohen ata që mohojnë t’u injektohet vaksina.

 

Advertisement

Por nga ana e opozitës ka dyshime për këtë dispozitë. Përfaqësues të saj argumentojnë se kjo masë do të refuzohet nga gjykatat sepse shkelen të drejtat themelore të njeriut.

 

Nga ana tjetër, ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Darias, duke theksuar se vaksinimi nuk është i detyrueshëm, shtoi se do të shihet nëse ky ligj është kushtetues.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy