Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja

Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Iranit për të zhbllokuar afër 2 miliardë asete të bankës qendrore iraniane që janë ngrirë nga autoritetet amerikane.

 

SHBA-ja ka ngrirë këto asete me qëllim që të paguhet kompensimi i viktimave të bombardimet e vitit 1983 në Liban dhe në sulmet e tjera të lidhura me Iranin.

 

Advertisement

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se nuk ka juridiksion për të marrë vendim lidhur me kërkesën e Iranit lidhur me bankën qendrore.

 

Zëvendëspresidenti i kësaj gjykate, Kirill Gevorgian, tha se shumica e votave në gjykatë “vendosën që të respektonin juridiksionin e ngritur nga SHBA-ja sa i përket pretendimeve ndaj Republikës Islamike të Iranit” lidhur me bankën qendrore.

 

Advertisement

Në vendimin e gjykatës u tha se disa vendime të SHBA-së për ngrirjen e aseteve të Iranit dhe iranianëve në SHBA kishin shkelur traktatin e vitit 1955 mes dy shteteve, dhe tha se shtetet duhet të negociojnë për kompensim.

 

Por, shumica e këtij rasti gjyqësor u përqendrua në Bankën qendrore Markazi, dhe asetet e ngrira në vlerë prej 1.75 miliard dollar obligacione, plus interesin e mbledhur, që mbahen në Citibank në Nju Jork. Gjykata tha se nuk ka juridiksion mbi traktatin e vitit 1955.

 

Advertisement

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vadant Patel, tha se përderisa SHBA-ja është e pakënaqur me disa aspekte të vendimit, në përgjithësi është e kënaqur me vendimin.

 

“Në përgjithësi, ne mendojmë se vendimi i sotëm është një goditje e madhe për rastin e ngritur nga irani”, tha Patel.

 

Advertisement

Teherani tha se vendimi sugjeroi se Irani ka të drejtë në kërkesat e saj dhe do të përdorë “të gjitha mjetet diplomatike e ligjore” për të shtyrë përpara kërkesat e saj.

 

Gjatë paraqitjes së rastit vitin e kaluar, Irani argumentoi se ngrirja e aseteve ishte përpjekje për të destabilizuar Qeverinë në Teheran dhe përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar.

 

Advertisement

Irani ngriti këtë rast pasi më 2016, Gjykata Supreme amerikane vendosi se paratë që i përkisnin bankës qendrore iraniane mund të përdoreshin për të kompensuar familjarët e 241 trupave amerikane që vdiqën në bombardimet e vitit 1983, që besohet se janë kryer nga Teherani.

 

Pas bombardimeve në bazën ushtarake amerikane në Liban, një shpërthim i dytë në afërsi vrau edhe 58 ushtarë francezë. Irani ka mohuar përfshirjen në këto ngjarje, por një gjykatë amerikane më 2003 ka thënë se Teherani është përgjegjës për sulmet.

 

Advertisement

Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë obliguese./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy