Gjykata Evropiane: Rusia është përgjegjëse për vrasjen e ish-oficerit të sigurisë Aleksandar Litvinenko

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata Evropiane: Rusia është përgjegjëse për vrasjen e ish-oficerit të sigurisë Aleksandar Litvinenko

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi të martën se Rusia ishte përgjegjëse për vrasjen e Aleksandër Litvinenkos në vitin 2006, i cili humbi jetën pasi u helmua në Londër me Polonium 210, një izotop i rrallë radioaktiv.

“Rusia është përgjegjëse për vrasjen e Aleksandër Litvinenko në Mbretërinë e Bashkuar,” tha gjykata. Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e Litvinenko

Litvinenko, 43 vjeç, një kritik i hapur i Presidentit rus Vladimir Putin i cili u largua nga Rusia për në Britani, vdiq pasi u helmua teka piu një çaj jeshil të veshur me izotopin radioaktiv të rrallë dhe shumë të fuqishëm në Hotel Millennium të Londrës.

Një hetim britanik arriti në përfundimin në vitin 2016 se Putini ndoshta miratoi një operacion të inteligjencës ruse për të vrarë Litvinenko.

Advertisement

Gjithashtu u zbulua se ish-truproja i KGB-së Andrei Lugovoy dhe një tjetër rus, Dmitry Kovtun, kryen vrasjen si pjesë e një operacioni që drejtohej nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), pasardhësi kryesor i KGB-së të epokës sovjetike

“Gjykata konstatoi në veçanti se kishte fakte, që në helmimin e Z. Litvinenk kishin gisht Z. Lugovoi dhe Z. Kovtun të cilët kishin vepruar si agjentë të Shtetit Rus”, tha gjykata evropiane.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy