Gjykata i jep të drejtë Djokoviçit, tenisti serb mund të luajë “Australian Open”, por qeveria nuk tërhiqet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata i jep të drejtë Djokoviçit, tenisti serb mund të luajë “Australian Open”, por qeveria nuk tërhiqet

Novak Djokovic mund të qëndrojë në Australi dhe të mbrojë titullin e tij në Australian Open, i cili fillon të hënën më 17 janar.

 

Ky është vendimi i gjykatës së Melburnit: Gjyqtari australian Anthony Kelly anuloi vendimin e qeverisë për të mos i dhënë vizë hyrje tenistit serb, sepse ai nuk plotësonte kriteret për përjashtim nga kërkesa e hyrjes që të gjithë jorezidentët duhet të vaksinohen plotësisht kundër Covid 19.

 

Advertisement

Seanca para Gjykatës Federale të Qarkut dhe Familjes në Melburn filloi me vonesë për shkak të problemeve teknike dhe zgjati më shumë se shtatë orë.

 

Gjykatësi vuri në dukje se Gjokoviç u kishte dhënë zyrtarëve të aeroportit të Melburnit një vërtetim mjekësor ku pretendonte se kishte kontraktuar virusin në javët para nisjes të Grand Slam-it.

 

Advertisement

Por për qeverinë australiane, infektimi me Covid nuk është motivim i mjaftueshëm pasi Djokovic nuk ka ofruar prova të mëtejshme të qarta pse ai nuk duhet ta bëjë vaksinën.

 

Përpos vendimit të Gjykatës qeveria australiane nuk dorëzohet dhe është gati të apelojë.Avokati i Qeverisë Australiane Christopher Tran njoftoi se Ministri i Imigracionit, Shtetësisë, Shërbimeve të Migrantëve dhe Çështjeve Multikulturore Alex Haëke “do të marrë në konsiderotë ushtrimin e pushtetit personal për të anuluar” vizën e hyrjes që i është dhënë Gjokoviçit.

 

Advertisement

Kjo do të thotë se lojtari serb mund të përjashtohet përsëri dhe mund të humbasë Australian Open.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy