Gjykatat ruse ua falin borxhet të burgosurve të rekrutuar për të luftuar në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykatat ruse ua falin borxhet të burgosurve të rekrutuar për të luftuar në Ukrainë

Shërbimi i përmbarimit gjyqësor i Rusisë ka filluar t’ua falë të gjitha borxhet ish të burgosurve rusë, të cilët kanë shërbyer në njësinë Stuhia Z në luftën në Ukrainë.

 

Ligji aktual lejon që procedurat gjyqësore të pezullohen përkohësisht kundër anëtarëve të ushtrisë, por nuk ka ligje të cilat lejojnë fshirjen e borxheve të anëtarëve të ushtrisë.

 

Advertisement

Të dhënat e publikuara më 11 gusht nga shërbimi përmbarimor tregojnë se borxhet e disa mercenarëve, përfshirë të ladislav Kanus, Pavel Alehin, and Oleg Batishev, janë fshirë.

 

Të tre këta personi kanë qenë të dënuar më burgim për vrasje, shkruan REL.

 

Advertisement

Anëtarët e njësisë Stuhia Z, e mbledhur në shkurt 2023, u rekrutuan nga burgjet ruse për të luftuar për ushtrinë ruse në Ukrainë.

Në vitin 2022, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kishte nënshkruar një ligj i cili mundësonte fshirjen e borxheve në rast të vrasjes në “operacione speciale ushtarake”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy