“Gjykatë Speciale” kundër Rusisë; propozimi i Ursula Von der Leyen: Të ndëshkohen krimet e luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjykatë Speciale” kundër Rusisë; propozimi i Ursula Von der Leyen: Të ndëshkohen krimet e luftës

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen kërkoi një  gjykatë të specializuar për të vënë para drejtësisë zyrtarët e lartë të Rusisë për luftën në Ukrainë.

 

“Ndërsa vazhdojmë të mbështesim Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ne propozojmë krijimin e një gjykate të specializuar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e Rusisë në Ukrainë”,

 

Advertisement

Komisioni Evropian po ashtu propozoi një plan për të konfiskuar asetet ruse që janë ngrirë si pasojë e sanksioneve ndaj Moskës. Këto para mund të ndahen për Ukrainën, si kompensim për dëmet që i janë shkaktuar nga lufta.

 

“Ne kemi bllokuar 300 miliardë euro të rezervave të Bankës Qendrore të Rusisë dhe kemi bllokuar 19 miliardë euro të oligarkëve ruse.  Ne mund të krijojmë me partnerët tanë një strukturë për të menaxhuar këto fonde dhe për t’i investuar ato. Më pas do t’i përdorim të ardhurat për Ukrainën dhe pasi të hiqen sanksionet, këto fonde duhet të përdoren në mënyrë që Rusia të paguajë kompensimin e plotë për dëmet”.

 

Advertisement

Bashkimi Evropian bëri të ditur se heqja e kufizimeve mbi pasuritë ruse mund të lidhet me arritjen e një marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë, që do të zgjidhte çështjen e kompensimit të dëmeve.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy