Gjykatësi e dënon me varje, bosi i jakuzës: Do të pendohesh përjetë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykatësi e dënon me varje, bosi i jakuzës: Do të pendohesh përjetë…

Një gjykatë në jugperëndim të Japonisë dënoi me vdekje kreun e një sindikate të fuqishme krimi. Ai do të ekzekutohet me varje. Sipas asaj që shkruan BBC, gjykata në qytetin e Fukuoka tha se Nomura Satoru, 74 vjeç, kishte urdhëruar 4 sulme, prej të cilave një kishte përfunduar me vdekje.

Mediat vendase thanë se vendimi erdhi pavarësisht mungesës së provave për përfshirje të drejtpërdrejtë të Numora-s. Vetë ky i fundit mohoi përfshirjen në këto ngjarje.

74-vjeçari besohet të jetë i pari drejtues i mafias japoneze, e njohur si jakuza (yakuza), që dënohet me vdekje në këtë vend.

“Kërkova për një vendim të drejtë… do të pendoheni për këtë përjetë”, i tha Nomura gjykatësit që dha vendimin të martën. 74-vjeçari, i cili drejton sindikatën Kudo-kai, e cila operon në jugperëndim të Japonisë, pritet që ta apelojë vendimin.

Advertisement

Ndonëse prokurorët nuk kishin prova të drejtpërdrejta që tregonin se Nomura kishte urdhëruar sulmet e dhunshme, ata arritën që të bindin gjykatën se autoriteti i tij absolut mbi këtë grup, do të thoshte se përgjegjësia ishte e tij.

Gjatë sulmeve të ndodhura mes 1998-s dhe 2014-s, mbeti i vrarë kreu i shoqërie peshkimi, ndërsa 3 persona të tjerë, mes tyre edhe një oficer policie, mbetën të plagosur.

Grupet e jakuzës nuk janë të jashtëligjshme në Japoni. Analistët thonë se këto banda janë të përfshira në çdo fushë të aktiviteti kriminal në vend, që nga droga tek prostitucioni.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy