Gjyq zyrtarit iranian në Durrës/ Muxhahedinët dëshmojnë kundër “xhelatit të Teheranit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjyq zyrtarit iranian në Durrës/ Muxhahedinët dëshmojnë kundër “xhelatit të Teheranit”

Personi që shihni në foto është Hamid Abbasid Nouri, zyrtar iranian i akuzuar për vrasje e tortura ndaj muxhahedinëve.

 

I ashtuquajturi “Xhelati i Iranit” u arrestua në vitin 2019 në Suedi ku po gjykohet nga gjykata e Stokholmit. Por ndërsa ai po përballet me akuzat e ngritura për krime kundër njerëzimit, trupi gjykues ka vendosur të spostojë seancat në qytetin e Durrësit për dy javët në vazhdim.

 

Advertisement

Kjo me qëllim marrjen e të gjitha dëshmive në radhët e opozitarëve të MEK, që ndodhen të strehuar në Manzë, të cilët e kanë të pamundur të udhëtojnë drejt Suedisë.

 

Në total janë 7 dëshmitarë që kanë vuajtur dënimin në burgun famëkeq të Gohardasht të Teheranit, ku u ekzekutuan rreth 30 mijë mbështetës të opozitës iraniane.

 

Advertisement

Seanca e parë u zhvillua këtë të mërkurë, ndërsa i pari që dëshmoi ishte muxhahedini Muhammed Zuad.

 

 

Ish-të burgosurit e tjerë politikë nën regjimin e ajatollahëve, kërkojnë gjykim dhe për presidentin aktual të Iranit, Ibrahim Rasi.

Advertisement

 

 

MEHRI HAJINEZAD

ISH E BURGOSUR POLITIKE

Advertisement

“Ka pasur me shume se 1000 te burgosur politike në atë burg dhe shume prej tyre jane vrare deri ne 1988, janë vrarë pikërish në masakren e vitit 1988. Shume prej tyre po japim deshmine e tyre kunder Hamid Nouri, i cili ka qenë bashkëpunëtor me Ibrahim Raisi, presidenti aktual i Iranit. Ky është personi kyc në atë masakër, në të cilën vetëm për disa ditë u vranë më shumë se 30 mijë vetë. Ata duhet të gjykohen të dy, jo vetëm Hamid Nouri, por edhe presidenti Ibrahim Raisi”.

 

HATIXHE BORHANI

DESHMITARE

Advertisement

Jam shume e lumtur qe gjykata ka ardhur ketu. Sepse 90% e te gjithe muhaxhedineve ndodhen ne Shqiperi. 6 vellezer. I pari vdiq per shkak te tortures ne burg. Te dytin e dogjen e me pas e ekzekutuan. Njeri nga vellezerit ishte vetem 15 vjec, e burgosen e me pas e vrane.

 

FARIBA GOOARZI

ISH E BURGOSUR POLITIKE

Advertisement

Jam burgosur për 6 vjet në Iran sepse isha mbështetëse e muxhahedinëve. Verën e vitit 1988, për rreth 20 ditë, të gjithë të burgosurit politikë u përballën me skuadrat e vdekjes, dhe 90 % e tyre u ekzekutuan. Kjo është fotografia e vëllait tim që u burgos për 6 vjet, por u ekzekutua gjatë masakrës që u bë nëpër burgje.”

 

Në ditët në vazhdim pritet të dëshmojnë edhe pjesa tjetër e përfaqësuesve të opozitës, ndërsa gjykata do të jap më pas vendimin lidhur me ish-drejtuesin e burgut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy