“Gjysma e Gazës të ikë”, ushtria izraelite kërkon zhvendosjen e një milion njerëzve nga veriu: Do ketë sulme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjysma e Gazës të ikë”, ushtria izraelite kërkon zhvendosjen e një milion njerëzve nga veriu: Do ketë sulme

Izraeli iu ka dhënë 24 orë kohë palestinezëve që jetojnë në pjesën veriore të rripit të Gazës për tu larguar nga banesat e tyre.

 

Urdhri është lëshuar nga ushtria e cila iu bëri thirrje banorëve të mos rikthehen deri në një njoftim të dytë pasi po planifikon të nisë një offensive të gjerë gjatë ditëve në vijim.

 

Advertisement

Një zhvendosje në të tilla përmasa të jashtëzakonshme është paralajmëruar të ketë pasoja shkatërruese humanitare sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

Palestinezët mund të largohen vetëm drejt jugut të vendit pasi prej ditësh izraeli e ka izoluar të gjithë territorin. Ky paralajmërim është një tjetër shenjë treguese se Tel Avivi mund të nisë sulmet nga toka gjatë fundjavës.

 

Advertisement

Në pjesën veriore të rripit të Gazës jetojnë rreth 1milionë banorë. 400,000 palestinezë kanë braktisur tashmë shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës.

 

Nga ana tjetër Hamasi iu bëri thirrje palestinezëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të injorojnë urdhrat e evakuimit të Izraelit.

 

Advertisement

Kreu i zyrës së marrëdhënieve politike dhe ndërkombëtare të Hamasit ka thënë për mediat se palestinezët kanë vetëm dy mundësi. Sipas tij, ose të mposhtin pushtimin ose të vdesin në shtëpit e tyre.

 

Ndërkohë numri i viktimave nga të dyja palët e i ka kaluar 2800. Numri i palestinesëve që kanë mbetur të vdekur gjatë javës së fundit ka shkuar në mbi 1500 duke kaluar kështu edhe numrin e viktimave prej rreth 1300 nga pala izraelite.

 

Advertisement

Një numër ende i paqartë pengjesh izraelite po mbahen nga Hamasi në rripin e Gazës që prej së shtunës së kaluar kur nisën sulmet.

 

Një një njoftim të fundit, grupi terrorist pretendon se 13 prej tyre janë vrarë në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite në Gaza por një gjë e tillë nuk është ende e konfirmuar.

 

Advertisement

Vetëm gjatë natës së kaluar Izraeli njoftoi se ka sulmuar mbi 700 objektiva nga ajri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy