Goditen grupet kriminale në Itali, Prokuroria e Torinos lëshon urdhër arrest për 24 persona, mes tyre shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditen grupet kriminale në Itali, Prokuroria e Torinos lëshon urdhër arrest për 24 persona, mes tyre shqiptarë

Prokuroria e Torinos në Itali ka lëshuar 24 urdhër arreste për anëtarët e grupeve kriminale që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike, veçanërisht kokainës dhe marijuhanës. Mes personave që është lëshuar urdhër arrest janë edhe shqiptarë.

Sipas hetuesve, njëri grup drejtohej nga një shqiptar 58-vjeçar, banues prej mbi 20 vitesh në zonën e Torinos. Shqiptari kishte ngritur bazën e tij në kryeqytet dhe vepronte në bashkitë në zonën veriore të qytet, me degëzime dhe lidhje në provincat e tjera, raporton Ansa.

Grupi, sipas hetuesve, kishte një rrjet të konsoliduar të furnizimit dhe shpërndarjes së kokainës. Rolet ishin të ndara duke nisur me ruajtjen, përpunimin dhe tregtimin e lëndës narkotike./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy