Habiten mjekët në Lituani, i heqin pacientit nga stomaku mbi 1 kg gozhda              

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Habiten mjekët në Lituani, i heqin pacientit nga stomaku mbi 1 kg gozhda              

Më shumë se një kilogram vida dhe gozhdë janë hequr nga stomaku i një burri në Lituani. Mediat e huaja raportojnë se ai kishte filluar që të gëlltiste objekte metalike, pasi kishte hequr dorë nga përdorimi i alkoolit.

Personi në fjalë, emri i të cilit nuk është publikuar për shkak të konfidencialitetit të pacientit, u dërgua në një spital të qytetit bregdetar baltik, Klaipeda me dhimbje të madhe në bark, shkruan The Guardian.

Pas fotografimit me rreze x, në barkun e këtij personi u vërejtën copëza metali, disa madje me përmasë deri në dhjetë centimetra.

Advertisement

“Gjatë operacionit treorësh përmes kontrollimit me rreze x, të gjithë trupat e huaj, përfshirë ata me përmasat më të vogla, u larguan nga barku i pacientit”, tha kirurgu Sarunas Dailidenas.

“Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë”, u tha medieve lokale shefi i kirurgëve në spitalin e qytetit, Algirdas Slepavicius, duke shtuar se pacienti kishte nisur të përpinte objekte metalike muajin  e kaluar, kur vendosi që ta linte alkoolin. Kirurgu tha se pacienti është në gjendje të qëndrueshme pas operacionit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy