Haiti në shtetrrethim nga bandat, SHBA dhe shtetet europiane largojnë ambasadorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Haiti në shtetrrethim nga bandat, SHBA dhe shtetet europiane largojnë ambasadorët

Ndërsa dhuna e bandave vazhdon në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, SHBA njoftoi të dielën se po largonte me nxitim disa nga stafi i ambasadës së saj, e ndjekur nga Gjermania, e cila largoi me nxitim ambasadorin e saj si dhe delegacionet e Bashkimit Evropian.

Uashingtoni tha se kishte larguar disa nga diplomatët e ambasadës dhe kishte forcuar ekipet e ngarkuara me sigurinë e saj. Përkeqësimi i dhunës së bandave në lagjet pranë ambasadës amerikane dhe aeroportit ka bërë që Departamenti i Shtetit të vendosë për tërheqjen e stafit, prania e të cilëve nuk konsiderohet absolutisht e nevojshme, shpjegoi dje një përfaqësues i diplomacisë amerikane. Gjermania njoftoi se kishte marrë një masë të ngjashme.

“Për shkak të situatës shumë të tensionuar të sigurisë në Haiti, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Gjermanisë në Port-au-Prince u larguan për në Republikën Domenikane së bashku me përfaqësuesit e misionit të BE-së”, tha një përfaqësues i ministrisë së jashtme, duke shtuar se ata do të punojnë nga Santo Domingo deri në një njoftim tjetër.

Port-au-Prince është kthyer në një teatër konflikti midis policisë dhe bandave të armatosura rëndë, të cilat po sulmojnë vende strategjike, duke përfshirë pallatin presidencial, stacionet e policisë dhe burgjet.

Advertisement

Përshkallëzimi i krizës regjistrohet në mungesë të kryeministrit Ariel Henri, të cilit bandat kërkojnë dorëheqjen e tij, si dhe një pjesë të popullsisë.

“Qyteti është në një gjendje rrethimi”, paralajmëroi të shtunën Philippe Brancha i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

“Ne humbëm gjithçka që kishim. Ne humbëm familjet tona”, tha Reginald Bristol, një banor i kryeqytetit Haitian.

Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës një javë më parë në prefekturën perëndimore të vendit, që përfshin kryeqytetin dhe shpallën ndalimin e qarkullimit gjatë natës, të cilin vështirë se do ta zbatonin.

Advertisement

Përballë përshkallëzimit të dhunës, Komuniteti i Shteteve të Karaibeve (CARICOM) thirri një takim urgjent sot në Xhamajka, ku morën pjesë përfaqësues të SHBA-së, Francës, Kanadasë dhe OKB-së. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy