Hapen negociatat për anëtarësimin në BE të Ukrainës dhe Moldavisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapen negociatat për anëtarësimin në BE të Ukrainës dhe Moldavisë

Këshilli Evropian ka vendosur të hap negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Këtë gjë e bëri të ditur presidenti i Këshillit Europian Charles Michel përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Michel shtoi më tej se Këshilli Evropian ka vendosur t’i japë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat dhe se BE-ja do të fillojë negociatat me Bosnje-Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e pranimit.

Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Këshilli Evropian i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, shkruan Charles Michel në “X”.

Advertisement

Bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE nisën pas apelit që Zelensky bëri, kur Rusia nisi sulmet e para, rreth dy vite më parë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy