Hapi zjarr ndaj vendbanimit hebre në Bregun Perëndimor, vritet palestinezi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapi zjarr ndaj vendbanimit hebre në Bregun Perëndimor, vritet palestinezi

Një palestinez hapi zjarr drejt një vendbanimi hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar. Pak momente pas të shtënave ai u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë në zonë.

Ai hapi zjarr nga varrezat palestineze në Hebron në drejtim të vendbanimit hebre fqinj, njoftuan mediat izraelite. Po ashtu janë publikuar edhe pamje që qëndrojnë palestinezin mes varreve duke qëlluar me një pushkë automatike.

Aktualisht nuk ka asnjë koment nga zyrtarët palestinezë.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që nga fillimi i luftës në Gaza gati gjashtë muaj më parë, me bastisjet izraelite dhe sulmet palestineze në rrugë.

Advertisement

Mungesa e përparimit të rëndësishëm në negociatat për arritjen e një armëpushimi në Gaza ka shtuar frikën se dhuna në rajon do të rritet më tej gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili filloi këtë javë./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy