Hetim i ri për Donald Trump/ Ish presidenti i SHBA: Gjueti shtrigash dhe shfrytëzim politik i Forcave të Rendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetim i ri për Donald Trump/ Ish presidenti i SHBA: Gjueti shtrigash dhe shfrytëzim politik i Forcave të Rendit

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sot se është bërë objektiv i një tjetër hetimi të departamentit të drejtësisë.

 

Këtë herë ai po verifikohet lidhur me përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

 

Advertisement

Në rrjetet sociale, Trump ka sqaruar se është vënë në dijeni të dielën gjatë një darke familjare e se ky njoftim është një tregues se së shpejti ndaj tij mund të ngrihen akuza nga Prokurorët Federalë.

 

Ish-presidenti shkruan në postimin e tij: “Kjo gjueti shtrigash përbën ndërhyrje në zgjedhje dhe shfrytëzim plotësisht politik të Forcave të Rendit!”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy