Hetimi gjerman: Papa Benedikti u njoftua për abuzimet seksuale në kishë, nuk reagoi!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetimi gjerman: Papa Benedikti u njoftua për abuzimet seksuale në kishë, nuk reagoi!

Papa i dorëhequr, Benedikti XVI dështoi të vepronte për katër raste të abuzimeve seksuale të fëmijëve kur ishte Kryepeshkop i Mynihut. Në këtë përfundim ka dalë një hetim në Gjermani për Kishën Katolike.

Josef Ratzinger, e mbajti  këtë post nga viti 1977 deri në 1982, kjo është edhe periudha gjatë së cilës mendohet se ndodhën abuzimet.

Dy nga këto katër raste, përfshinin priftërinj të cilët, pavarësisht se ishin akuzuar për ngacmime seksuale, vazhduan të ishin në detyrë.

Ky raport flet gjithsej për 497 raste, kryesisht djem, të cilët kanë qenë viktima të abuzimive seksuale në kryepeshkopatën e Mynihut dhe Freising-ut nga viti 1954 deri në vitin 2019.

Advertisement

Benedikti, tani 94 vjeç, i  cili u bë Papa i parë ndër shekuj që dha dorëheqjen në vitin 2013 i mohon këto akuza.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy