Hetimi për shpërthimin në Lituani; dyshohet për një defekt në tubacionet e gazit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetimi për shpërthimin në Lituani; dyshohet për një defekt në tubacionet e gazit

Shperthim i fuqishem ne gazsjellësin që lidh Lituaninë dhe Letoninë mund te jete shkaktuar nga nje defekt por hetimet nuk e kane thene fjalen e fundit ndersa ka pak gjasa qe te kete qene nje sulm.

 

Flakët fillimisht u ngritën rreth 50 metra dhe mund të shiheshin nga nje distance prej 17 kilometrash larg nga vendi I shperthimit.

 

Advertisement

Një video e publikuar tregon zjarrin në Lituaninë veriore. Drejtori ekzekutiv i operatorit lituanez të gazsjellësit tha se situata eshte vene tashme nen kontroll, teksa po hetohen te gjitha  shkaqet per te zbardhur ngjarjen.

 

Furnizimi me gaz u nderpre ,por drejtori ekzekutiv  tha  se shpërthimi dëmtoi një nga dy tubacionet paralele që dërgojnë gaz nga Lituania në Letoni.

 

Advertisement

Lituania, ashtu sikurse Ukraina, e cila është shkatërruar nga lufta, kufizohet me Rusinë dhe ndodhet në Detin Baltik, ku tubacionet e  gazsjellësit Rjedha e Veriut, Rusi-Gjermani u demtuan nga shpërthimet e vitit të kaluar.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy