Historia prekëse! Humbi tre fëmijët në aksident, pas një viti i lindin trenjakë (FOTOT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historia prekëse! Humbi tre fëmijët në aksident, pas një viti i lindin trenjakë (FOTOT)

Chris dhe Lori Coble humbën tre fëmijët e tyre të vegjël, Kyle, Emma dhe Katie, në një aksident të tmerrshëm trafiku në vitin 2007 afër shtëpisë së tyre. Lori po nxirrte fëmijët jashtë kur një kamion me mallëra u përplas me pjesën e prapme të makinës.

Lori dhe fëmijët u dërguan menjëherë në spital, por tre fëmijët e saj nuk arritë t’i mbijetonin plagëve dhe ndërruan jetë. Tre muaj pas aksidentit tragjik, Chris dhe Lori vendosën të kenë më shumë fëmijë. Ata e dinin se fëmijët e tyre të dashur do të donin që ata të ishin përsëri prindër.

Një vit pas ditës së aksidentit, Lori lindi trenjakë, një djalë dhe dy vajza.

“Unë mendoj se është një mrekulli. Unë mendoj se Kyle, Emma dhe Katie na kanë ndihmuar, unë mendoj se ata e bënë këtë të mundur,” është shprehur Lori.

Advertisement

Në maj të vitit 2015, Ashley, Ellie dhe Jake festuan ditëlindjet e tyre të shtatë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy