
Dhjetëra mijëra njerëz kanë nisur t’i bëjnë nderimet ish-Papës Benedikti XVI. Homazhet nisën në orën 07:00 të mëngjesit, ku trupi i tij do të ekspozohet për tre ditë në një arkivol të hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Besimtarët kanë mbajtur radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës.
Ndër të parët kane marre pjesë në ceremoni presidenti Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni.Ndërkohë Papa Francesku do të kryesoje cermonine e funeralit te ënjten dhe kjo do të jetë hera e parë që një papë do të varroset nga pasardhësi i tij.
Benedikti ndërroi jetë më 31 dhjetor, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pozita e tij për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Benedikti dha dorëheqjen më 28 shkurt 2013 duke u bërë Papa i parë në gati 600 vjet që ndërmori një hap të tillë. Largimi i tij u pasua me zgjedhjen e Papa Françeskut.