“Nuk kam dhimbje pse u rrëzua”, Mustafa Nano: Qabeja, apo Bazilika e Shën Pjetrit po prishej?! Godina e Teatrit ishte e shpifur!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk kam dhimbje pse u rrëzua”, Mustafa Nano: Qabeja, apo Bazilika e Shën Pjetrit po prishej?! Godina e Teatrit ishte e shpifur!

Analisti Mustafa Nano ka folur për prishjen e Teatrit Kombëtar, një ditë më parë. I ftuar në studion e “Open”, Nano u shpreh se kishte qënë dakord me prishjen e Teatrit Kombëtar por nuk i kishte pëlqyer mënyra sesi kishte ndodhur shembja e godinës.

“Unë besoj që është krijuar një mitologji e madhe rreth asaj ndërtese. Janë shprehur edhe intelektualë të njohur. Ata kanë ndjeshmëri të madhe ndaj traditës, më shumë se unë. Kanë respekt për histronë për atë ndertesë. Por unë nuk e kam atë respekt.

Njerëzit që mendojnë që ajo ndërtesë duhej prishjur kanë arsyet e tyre. Unë mendoj se ajo ndërtesë ishte e shpifur. Unë kam shprehur mendimin tim, por mendimi im ka peshë më pak se ata që kanë ekspertizën e duhur”, tha Nano në emisionin e Eni Vasilit,

“Qabeja po prishej, apo Bazilika e Shën Pjetrit? Ok të prishet nuk është pak se një godinë 70-vjeçare në Tiranë.

Advertisement

Por për mua ajo nuk ishte në harmoni, ishte një gjë e shëmtuar. Është opinioni im. Nuk kam dhimbje pse u rrëzua. Mua nuk më ka pëlqyer mënyra sesi rrëzua,”-tha Nano.

Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr.

Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove.

Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy