Horror në Meksikë, trupat e 10 personave të vrarë lihen para zyrës së guvernatorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Horror në Meksikë, trupat e 10 personave të vrarë lihen para zyrës së guvernatorit

Trupat e pajetë të 10 personave janë gjetur nga autoritetet meksikane në mes të një qyteti, të vendosur pranë zyrës së guvernatorit dhe të lidhura me drita zbukuruese për pemën e Krishtlindjes.

Autoritetet nisën menjëherë hetimet dhe deri tani janë arrestuar 2 personat që dyshohet se sollën makinën me trupat e pajetë.

Guvernatori i shtetit të Zacatecas, David Monreal shprehet se në trupat e viktimave u gjetën gjurmë të theksuara dhunë.

Agjencia e sigurisë publike tha në një deklaratë se zyrtarët qeveritarë gjetën makinën, një Mazda, pasi vunë re një automjet të dyshimtë që lëvizte në zonë. Ministria federale e sigurisë tha se kishte 10 trupa brenda.

Advertisement

Monreal gjithashtu shtoi se siguria ka qenë një sfidë e madhe në Zacatecas dhe u angazhua se do të vijonte përpjekjet për të reduktuar dhunën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy