Hotin takon Pompeon/ SHBA: Mbështesim Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hotin takon Pompeon/ SHBA: Mbështesim Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë

Pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është takuar me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo.

Në deklaratën e kryeministrisë, thuhet se Sekretari Pompeo përshëndeti Hotin për arritjen e marrëveshjes e cila u nënshkrua në prani të presidentit amerikan Donald Trump.

Advertisement

KRYEMINISTRIA

Sekretari Pompeo e ka uruar kryeministrin Hoti për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Kryeministri Hoti, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Kryeministri Hoti, duke vlerësuar rëndësinë e marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksoi gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohjen reciproke.

Advertisement

Më tej, në deklaratën për shtyp, thuhet se Hoti ka shprehur përkushtimin e qeverisë në procesin e integrimeve europiane dhe euroatlantike.

Ndërsa, sekretari Pompeo ka theksuar gatishmërinë e SHBA-së për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Të premten, kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë nënshkruan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e konsideroi atë një angazhim historik dhe një hap të madh për të vendosur përparimin dhe paqen në Ballkan dhe në botë.

Advertisement

Teksti i dokumentit të firmosur në shtëpinë e Bardhë përmban 16 pika. Ai parashikon një studim të përbashkët për ndarjen e liqenit të Ujmanit, ndërtimin e autostradës Beograd – Prishtinë, dhe një porti në Adriatik. Ndërkohë Beogradi angazhohet të ndërpresë fushatën e njohjeve kundër Kosovës.

Hotin takon Pompeon/ SHBA: Mbështesim Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy