Humb betejën me koronavirusin, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humb betejën me koronavirusin, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell ka ndërruar jetë bë moshën 84-vjeçarepas betejës me Covid.

“Gjenerali Colin L. Powell, ish -sekretari amerikan i Shtetit dhe Kryetar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, vdiq këtë mëngjes për shkak të komplikimeve nga Covid 19. Ne kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur,” shkroi familja Powell në Facebook, duke vënë në dukje se ai ishte plotësisht i vaksinuar.

Powell ka qenë sekretari i parë amerikan me ngjyrë dhe ka shërbyer në disa qeveri të republikanëve në SHBA.

Gjatë kryerjes së funksioneve në qeverinë amerikane, Powell shpesh herë ka kontribuuar në marrjen e vendimeve kyçe në politikën e jashtme amerikane. Familjarët kanë njoftuar se Powell ka ndërruar jetë nga komplikimet si pasojë e infektimit me Covid-19.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy