Humbi 70 milionë dollarë gjatë Presidencës, Trump shet hotelin në Uashington

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi 70 milionë dollarë gjatë Presidencës, Trump shet hotelin në Uashington

Organizata Trump ka arritur një marrëveshje për të shitur hotelin e saj të njohur në Uashington për 375 milionë dollarë.

Sipas marrëveshjes së arritur, hoteli “Trump International” tashmë do të quhet “Waldorf Astoria” dhe do të menaxhohet nga grupi Hilton.

Muajin e fundit, një hetim i Kongresit zbuloi se hoteli humbi më shumë se 70 milionë dollarë gjatë presidencës së Donald Trump.

Ky hotel i kompanisë së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara u hap për publikun për herë të parë në shtator të vitit 2016.

Advertisement

Sipas burimeve për “The Wall Street Journal” and Bloomberg, marrëveshja me kompaninë e investimeve “CGI Merchant Group” do të finalizohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy