Humbi të birin pas shembjes së ndërtesës në Itali, babai i 4-vjeçarit shqiptar: Duam drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi të birin pas shembjes së ndërtesës në Itali, babai i 4-vjeçarit shqiptar: Duam drejtësi

Genci Tila, babai i 4-vjeçarit shqiptar që gjeti vdekjen pas shpërthimit të apartamentit ku qëndronte me nënën në Torino, të Italisë ka dalë këtë mëngjes nga spitali ku po kurohej, ndërsa në një prononcim për mediat ka kërkuar drejtësi.

Një ditë më parë ai ishte jashtë ndërtesës dykatëshe të shkatërruar nga shpërthimi duke pritur që zjarrfikësit të nxirrnin Aronin e vogël nga rrënojat dhe për shkak të tronditjes që pësoi ai u dërgua në Maria Vittoria.

Në krah të tij qëndron Qemal Çupi, kushëriri i gruas së tij i cili përpiqet ta ndihmojë për të qëndruar në këmbë ndërsa bashkë do të nisen në spital ku e shoqja Nertila Tila vijon të jetë ende e shtruar.

Kushëriri përsërit: “Ata erdhën nga Napoli, ata ishin këtu në Torino për të filluar një jetë të re. Babai i Aronit tashmë kishte një punë në një kompani si punëtor, dje ai shkoi për të filluar punë”. “Por për fat të mirë dy fëmijët e tjerë nuk ishin me ta”, shtoi ai.

Advertisement

Ndërsa babai i të miturit u shpreh: “Ne duam drejtësi. Erdhëm në Torino për të nisur një jetë të re, e sot kisha një takim për t’u zhvendosur në një shtëpi tjetër, sepse asgjë nuk funksiononte atje. Vazhdimisht nuhasnim erën e gazit”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy