
Dy adoleshentë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali mbrëmjen e së hënës.
Mediat vendase raportojnë se viktimat të moshës 14 dhe 15 vjeç vdiqën pasi i zuri poshtë tavani i një ndërtese gjysmë të rrënuar.
Nuk dihet ende arsyeja se pse dy adoleshentët shkuan në atë ndërtesë mbrëmë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të qytetit Nuoro, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Viktimat janë identifikuar me emrat Patrick Zola dhe Ethan Romano. Policia tha se adoleshentët humbën jetën në vendngjarje dhe se ekipet e shpëtimit i nxorrën të pajetë nga rrënojat.
Advertisement
Dyshohet se dy djemtë kanë qenë duke luajtur brenda ndërtesës kur ka ndodhur shembja./vizionplus.tv/