Hungaria miraton për përdorim vaksinën e re të Kinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet hungareze kanë miratuar për përdorim emergjent vaksinës e Kinës kundër COVID-19, CanSino Biologics.

Hungaria është bërë vendi i parë anëtar i Bashkimit Evropian që e miraton këtë vaksinë. Ky vend ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Farmacisë dhe Ushqimit i Hungarisë (OGYEI) gjithashtu miratoi për përdorim CoviShield, versioni indian i vaksinës AstraZeneca, tha shefja e Qendrës Kombëtare për Shëndet Publik të Hungarisë, Cecilia Muller.

“Ne jemi në një garë me kohën. Do të kërkojmë në të gjitha anët e botës për sa më shumë doza të vaksinave të duhura, efikase dhe të sigurta”, tha ajo.

Advertisement

Nëse të dyja vaksinat miratohen gjithashtu për përdorim masiv nga Qendra Kombëtare e Shëndetit, Hungaria, do të sigurojë shtatë burime nga të cilat mund të sigurojë vaksina. Ky vend tashmë po përdorë vaksinën e Kinës, atë të Rusisë si dhe vaksinat e vendeve perëndimore.

Hungaria po shënon rritje rekorde të shtrimeve në spital.

Rritja e numrit të të infektuarve përbën sfidë për kryeministrin e krahut të djathtë, Viktor Orban, i cili u zotua të lehtësojë masat e ashpra të bllokimit pasi numri i të vaksinuarve të arrijë në 2.5 milionë, ose 25 për qind e popullsisë së Hungarisë.

Deri më tani vetëm 16 për qind e popullsisë, ose 1.59 milionë njerëz, kishin marrë dozën e parë të vaksinës, njoftoi zyrtarja shëndetësore, Cecilia Muller./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy