Hungaria shtyn sërish votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hungaria shtyn sërish votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Hungaria pritet të shtyjë prapë votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Mediat hungareze publikuan më 14 mars një letër të zëvendëskryeministrit Zsolt Semjen, i cili kërkoi që seanca parlamentare e planifikuar që të mbahej më 20 mars, të shtyhet për një javë.

Si arsye, Semjen përmendi negociatat me degën ekzekutive të Bashkimit Evropian lidhur me shkeljet e supozuara të Budapestit në kërkesat e bllokut për sundim t ligjit.

Më 2 mars, Hungaria ka shtyrë këtë votim, i cili parashihej të ndodhte në fillim të muajit.

Advertisement

Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.

NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Por, opozita hungareze ka kritikuar partinë e Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të vendeve nordike në aleancën ushtarake.

Advertisement

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia në maj të vitit 2022 vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO.

Deri më tani, Turqia ka refuzuar që të ratifikojë aplikimin e Suedisë dhe Finlandës, duke u paraqitur këtyre shteteve disa kushte. Ankaraja kundërshton kryesisht pranimin e Suedisë, pasi thot se strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste.

Por, së fundmi Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme të ratifikojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO./R.E/L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy