Djali i presidentit Joe Biden, Hunter Biden, do të ndiqet penalisht për tre akuza, pasi ai dyshohet se ka gënjyer në plotësimin e një formulari për blerjen e një arme zjarri në vitin 2018.
Në një kohë kur kishte qenë përdorues i rregullt i kokainës, ai kishte gënjyer se nuk ishte i varur nga asnjë substancë narkotike. Në shtetet e Bashkuara te Amerikës është krim që të gënjesh ndërsa plotëson një dokument të tillë, pasi konsiderohet e rrezikshme të posedosh një arme zjarri, ndërkohë qe je përdorues i drogës.
Një marrëveshje paraprake sipas të cilës Hunter Biden-i do të pranonte fajësinë për dy shkelje të lidhura me akuzat për taksat dhe se do t’i nënshtrohej një programi rehabilitimi për të shmangur ndjekjen penale për armëmbajtje u hodh poshtë gjatë një seance dëgjimore në korrik.
Pas kësaj, prokurori i përgjithshëm Merrick Garland caktoi David Ëeiss si prokuror të posaçëm të çështjes.
Telashet ligjore të Hunter Biden janë kthyer në çështje kontroverse në politikën e Shteteve të Bashkuara, në kohën kur babai i tij po kërkon të rizgjidhet president.
Aktakuza shënon herën e parë që fëmija i një presidenti në detyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndiqet penalisht.