Huthi pretendojnë se kanë sulmuar 6 anije në Detin e Kuq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Huthi pretendojnë se kanë sulmuar 6 anije në Detin e Kuq

Lëvizja rebele jemenase Huthi tha më 26 mars se ka sulmuar gjashtë anije me dronë dhe raketa gjatë 72 orëve të fundit.

Sulmet, sipas Huthëve, u kryen në Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq.

Rebelët e Huthit kanë sulmuar anijet Maersk Saratoga, APL Detroit, Huang Pu dhe Pretty Lady, që i identifikuan si anije amerikane apo britanike, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Sarea.

Sarea shtoi se grupi po ashtu ka sulmuar dy luftanije amerikane në Detin e Kuq dhe qytetin Eilat të Izraelit.

Advertisement

Nuk është e qartë nëse ndonjëri nga këto caqe është sulmuar me dronë apo raketa.

Një avion luftarak amerikan në Detin e Kuq. 13 shkurt 2024.

Huthit kanë nisur sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq në nëntor në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste.

Sulmet e Huthëve, që mbështeten nga Irani, ka shkaktuar pengesa në tregtinë botërore, pasi nëpër Detin e Kuq kalon një rrugë e rëndësishme tregtare.

Advertisement

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar në shenjë hakmarrjeje sulmojnë caqet e Huthëve në Jemen dhe rebelët jemenas kanë thënë se edhe anijet amerikane dhe britanike janë caqe legjitime për ta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy