Hyn sot në fuqi ligji për legalizimin e kanabisit në Gjermani, çfarë lejohet dhe çfarë jo

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hyn sot në fuqi ligji për legalizimin e kanabisit në Gjermani, çfarë lejohet dhe çfarë jo

Programi i shumëdiskutuar i koalicionit të kancelarit gjerman Olaf Scholz, për legalizimin e pjesshëm të kanabisit hyn në fuqi sot 1 prill në Gjermani.

Pas miratimit të ligjit, kanabisi do të lejohet të përdoret në mjedise publike për të gjithë mbi moshën 18 vjeç, por rregullat strikte do ta bëjnë më të vështirë blerjen e drogës.

Sipas mediave gjermane legalizimi i kanabisit do të bëhet që të minojë tregun e zi, të mbrojë ata që e konsumojnë nga kanabisi i kontaminuar dhe të shkurtojë rrjedhat e të ardhurave për bandat e krimit të organizuar.

Sipas ligjit do të lejohet mbajtja e 25 gramëve kanabis të tharë në vende publike për të rriturit, si dhe kultivimi i bimës në shtëpi, deri në tre bimë për të rritur.

Advertisement

Konsumimi i kanabisit është i ndaluar në një rreze prej 100 metrash rreth shkollave, kopshteve, këndeve të lojërave dhe objekteve sportive publike. Ndalohet plotësisht edhe në rrugë nga ora 7:00 deri në 20:00.

Klubet e kanabisit

Do të duhet të presësh disa muaj që të mund të merret legalisht kjo substancë përmes “klubeve të kanabisit”, shoqata me karakter jofitimprurës që do të mund të krijohen nga 1 korriku pas një procesi të ndërlikuar administrativ. Këto qendra do të vendosen në Gjermani nën përgjegjësinë e autoriteteve rajonale, ndërsa numri i anëtarëve të tyre do të jetë i kufizuar në 500. Të rriturit nën moshën 21 vjeç do të kenë të drejtën e 30 gramë kanabis, përmbajtja e THC e të cilit, një nga molekulat kryesore psikoaktive, nuk duhet të kalojë 10%.

Rreth 4.5 milionë gjermanë vlerësohet se përdorin kanabisin. Gjermania bëhet shteti i nëntë që legalizon përdorimin rekreativ të kësaj droge, që po ashtu është legal në disa shtete të Shteteve të Bashkuara dhe Australi.

Advertisement

Shumë shtete lejojnë që kanabisi të përdoret për qëllime shëndetësore. Kanabisi vazhdon të jetë i jashtëligjshëm për minorët dhe kjo drogë nuk mund të konsumohet afër shkollave dhe këndeve të lojërave./vizionplus.tv.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy