I druhen agresionit rus, ushtarët ukrainas ruajnë kufirin në -20 gradë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I druhen agresionit rus, ushtarët ukrainas ruajnë kufirin në -20 gradë

Në fshatin Krimske, në lindje të Ukrainës, ushtarët rrinë gati, me dëborën që ka rrethuar gjithçka përqark.

Është shumë ftohtë, por ushtarët ukrainas patrullojnë me orare, për të qëndruar në gadishmëri, shumë pranë një peme Krishtlindjesh, me mesazhet e vizatimet e familjarëve të varura në mur.

Kjo është vija e parë e sulmit nëse Rusia vendos të hyjë në Ukrainë, në rajonin Luhansk. Lëvizjet e trupave ruse shumë pranë kufirit me fqinjin, kanë alarmuar Kievin dhe aleatët e tij perëndimor javët e fundit, edhe pse ushtarët ukrainas thonë se janë gati për çdo përshkallëzim të situatës nga Rusia.

“Do t’ju tregoj si veprojmë. Jemi të vendosur të qëndrojmë pa lëvizur, ne nuk heqim dorë nga vendi ynë. Kemi luftuar për pavarësi prej një kohe të gjatë. Ukraina është e pavarur prej 30 vitesh dhe do qëndrojmë kështu për qindra vite në vijim. Ndaj, agresioni rus nuk është asgjë për ne.

Advertisement

Po, Rusia është një vend i madh. Por, Ukraina do ta mposhtë. Ne kemi ndjenjën e luftës. Në shtëpinë time, prindërit dhe bashkëshortja janë të shqetësuar.

Më thonë se jemi shumë afër Rostovit këtu ku po qëndrojmë. I them se nuk do qëndrojmë këtu përgjithmonë. Do t’i përgjigjemi sulmit të Rusisë dhe do kthehem në shtëpi krenar për t’i thënë vajzës sime: babai jot ndaloi një superfuqi me duart e tij”, shprehet një ushtar.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Rusia mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës në gjysmën e dytë të janarit, ku terreni për shkak të motit të acartë, do të jetë edhe më i vështirë, në mënyrë që tanqet dhe armatimet e tjera të rënda, vështirë se do të lëvizin.

Rusia ka kërkuar garanci sigurie nga Perëndimi, në mënyre që t’i japë zgjidhje kësaj situate, edhe pse vazhdimisht po e mohon një plan për ndërhyrje ushtarake, madje ka akuzuar Kievin se po mban kot në gadishmëri forcat e saj në lindje të vendit:

Advertisement

“Nëse ata tregojnë muskujt dhe tundin shpatat në ajër, atëherë me shumë gjasë nuk do të na sulmojnë. Nëse dikush ka në plan të të sulmojë, nuk bën lojëra për disa muaj rresht”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy