I fshehur në një pallat në Poloni, zbulohet 28 ton ar nazist me vlerë 1 miliard dollarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I fshehur në një pallat në Poloni, zbulohet 28 ton ar nazist me vlerë 1 miliard dollarë

28 ton ari i periudhës naziste të fshehur gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në një pallat të shekullit XVI në Poloni.

Ari që kap vlerën e 1 miliard dollarëve si dhe sendet e tjera thuhet se ndodhen 60 m nëntokë në fund të një pusi në afërsi të pallatit Hochberg në Roztoka, afër qytetit të Wroclaw.

Kjo u arrit të gjendej përmes një ditari lufte, i shkruar 75 vite më parë nga një oficer Egon Ollenhauer, i cili përshkruan operacionin për të fshehur thesarin e kontrolluar nga kreu i forcave ushtarake, Heinrich Himmler në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Advertisement

Ditari jep detaje për njëmbëdhjetë vendndodhjet ku gjërat e vlefshme mendohet se gjenden, përfshirë artin, artefaktet fetare dhe depozitat bankare nga Gjermania, Polonia, Franca, Belgjika dhe Rusia.

Ekzistenca e ditarit të luftës doli në dritë në Mars të vitit të kaluar, kur fondacioni “Silesian Bridge” njoftoi se kishte marrë ditarin nga disa partnerë në Gjermani.

Roman Furmaniak, i cili kryeson fondacionin, zbuloi vendndodhjen në Roztoka të një nga njëmbëdhjetë vendet e fshehura të detajuara në ditar. Furmaniak tha se mes dokumenteve që ka marrë nga grupi Quedlinburg është dhe një hartë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy