I nxehti ekstrem vret 56 persona gjatë tre muajve të fundit në Indi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I nxehti ekstrem vret 56 persona gjatë tre muajve të fundit në Indi

Të paktën 56 persona kanë humbur jetën në Indi në periudhën Mars- Maj, si pasojë e motit të nxehtë, raportojnë mediat në Indi.

Maji ka qenë një muaj vështirë për Indinë, me temperaturat në Nju Delhi dhe shtetin fqinj Rajasthan që i afrohen 50 gradë Celsius.

Nga ana tjetër disa zona të Indisë lindore po përballen me pasojat e ciklonit Remal. Shirat e dendur në shtetin verilindor të Assam kanë vrarë 14 persona që nga e marta.

Në Sri Lanka, të paktën 15 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut pas reshjeve të dendura, njoftoi dje, të dielën, agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Advertisement

Një sërë faktorësh kanë shkaktuar temperatura ekstreme të larta në Azinë jugore, një prirje që shkencëtarët thonë se është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit./vizionplus.tv/ 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy