I riu shkon në Turqi për transplant flokësh, por shokohet pas rezultatit dramatik (FOTOT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I riu shkon në Turqi për transplant flokësh, por shokohet pas rezultatit dramatik (FOTOT)

Një djalë i ri 26-vjeçar nga Anglia shkoi në Turqi për të bërë transplant flokësh për një çmim 1250 Paund, sa gjysma e çmimit që kushton në Mbretëri të Bashkuar.

Por, rezultati ishte totalisht ndryshe nga ai që priste. Luke Horsfield ka ndarë në rrjetet sociale fotot se si flokët e tij, jo vetëm që nuk u shtuan, por ai pësoi edhe plagë në kokë.

Operacionin në Turqi për mbjelljen e flokut që zgjati 6 orë e ka bërë në vitin 2018 dhe 26-vjeçari u detyrua të shkonte më pas në një klinikë tjetër për të marrë trajtim të specializuar.

Luke ka paralajmëruar edhe të tjerët që të bëjnë kujdes me transplante të tilla dhe të informohen mirë për procedurën paraprakisht.

Advertisement

“Bëra atë që më thanë mjekët pas operacionit. Por pas 4 muajsh pashë që flokët nuk po rriteshin. Telefonova mjekët dhe i pyeta për këtë rezultat, por më thanë që ishte normale.

Pas 6 muajsh filluan të rriteshin disi, por jo shumë. Ndërsa pas një viti m’u shfaqën plagë në kokë dhe në disa vende më kishin rënë flokët”, tregon Luke.

26-vjeçari kërkoi rimbursim për dëmin e shkaktuar. Madje, klinika në Turqi i ofroi një tjetër operacion me gjysmën e çmimit. Por i riu refuzoi dhe si përfundim u dëmshpërblye me 400 paund për dëmin që iu shkaktua.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy