I shprehu dashurinë vajzës së Assadit, ushtarit sirian i ndodh e papritura (Video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shprehu dashurinë vajzës së Assadit, ushtarit sirian i ndodh e papritura (Video)

I shprehu dashurinë vajzës së Assadit, ushtarit sirian i ndodh e papritura (Video)

Ushtari sirian Yazan Soltani është zhdukur në mënyrë të befasishme, pasi kishte publikuar disa video ku i shpreh haptazi dashurinë vajzës së presidentit sirian Bashar al-Assad. Ushtari i armatës së Assadit kishte injoruar paralajmërimin e miqve për pasojat që mund t’i vinim me publikimin e videove, me të cilat i propozon 16-vjeçares Zein Assad.

“Të dua, vërtetë të dua. Çmendem pas teje. Je e imja dhe unë jam i yti. Bëhu e imja”, dëgjohet në video duke thënë ushtari sirian.

Në një video tjetër shfaqet i veshur me uniformë ushtarake të kamufluar, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që të martohet me të.

Advertisement

Siç raportojnë mediat siriane, Soltani është zhdukur që nga java e kaluar, kurse motra e tij ka bërë të ditur se ai fillimisht ishte arrestuar dhe prej atëherë nuk di asgjë për fatin e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy