I vdiq i dashuri 81-vjeçar/ Plas sherri mes partnerit të ish-priftit dhe familjarëve të të ndjerit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I vdiq i dashuri 81-vjeçar/ Plas sherri mes partnerit të ish-priftit dhe familjarëve të të ndjerit

Tony Clements, vëllai i ish-priftit 81-vjeçar Philip Clements, i cili ka ndërruar jetë disa ditë më parë, thotë se ka mbetur i befasuar kur parteri 54 vite më i ri i të vëllait, Florin Marin, i transmetoi lajmin për vdekjen e tij.

Tony shtoi se Florin nuk transmetoi asnjë trishtim në zërin e tij teksa njoftonte për vdekjen e të vëllait. Madje ai ka hedhur akuza ndaj 27-vjeçarit, duke thënë se ai ishte martuar me të vëllanë për t’i marrë pasurinë.
“Ai thotë se ka qarë për dy ditë rresht, por kur komunikuam në telefon ditën që ka vdekur Philip ai nuk dukej aspak i trishtuar”, u shpreh Tony.

Sakaq historia e Philip është shumë e veçantë. Pasi doli në pension ai u zhvendos për të jetuar në një fshat të qetë në Britaninë e Madhe së bashku me mamanë e tij. Pas vdekjes së saj, për të mposhtur vetminë ai u anëtarësua në një aplikacion njohjesh online dhe u njoh me Florin.

Pas disa takimesh dhe komunikimesh në rrjete sociale, ato ranë dashuri dhe krijuan një lidhje. Megjithëse të afërmit e Philip e këshilluan të mos qëndronte me Florin, pasi ato ishin të bindur se ai dëshironte vetëm paratë e tij, ish-prifti nuk i dëgjoi këshillat por vendosi që të vijonte lidhjen. Ndërsa para disa ditësh u raportua se ai ka ndërruar jetë dhe partneri i tij 27-vjeçar ka trashëguar të gjithë pasurinë që ish-prifti kishte grumbulluar ndër vite.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy