Imami: Kolapsi i ushtrisë amerikane në Afganistan tregon rënien e Perëndimit dhe NATO-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Imami: Kolapsi i ushtrisë amerikane në Afganistan tregon rënien e Perëndimit dhe NATO-s

Imami Imran Hosein mendon se prezenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan ishte e dështuar dhe solli përplasje.

Në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ai nënvizoi se ushtria amerikane nuk duhet të ishte fare prezente në Afganistan, ndërsa talebanët shtoi se kanë të gjithë të drejtën e tyre të luftojnë kundër shtypjes. 

Advertisement

Sipas tij, gjithë çfarë ndodhi tregon rënien e Perëndimit dhe NATO-s.

“Implikimet e asaj përmbysjeje të papritur të Mbretërise së re të qeverisë së Kabulit janë të shumta. Janë amerikanët ata që u përballen me Rezistencën Islamike, unë nuk i quaj talebanë. Janë njerëz që kanë të drejtën t’i rezistojnë shtypjes, kanë të drejtë të luftojne për të ndalur një forcë okupatore. ShBA ishte një force okupatore ne Afganistan, këta njerëz kërkonin vetëm luftë dhe unë nuk do të toleroj asnjë që të thotë se kjo ishte një luftë e drejtë për të nxjerrë forcat amerikane nga Afganistani. Ata nuk duhet të ishin aty qysh në krye të herës. Përfshirja, pikë së pari që çoi në kolaps të qeverisë së Kabulit pas 20 vjetësh që Qeveria Amerikane shpenzoi aty, bashkë më miliarda-miliarda dollarë në ndërtimin e një ushtrie prej 350 mijë trupash, u fashitën në për një periudhë dyjavore. Kjo tregon se ushtria nuk ka qenë e bindur, nuk ka patur moralin për të luftuar, ka qenë një armatë e paguar. Njerëzit që ishin aty, kanë qenë vetëm për para dhe nuk kanë qenë të përgatitur për të luftuar njerëzit e tyre për të mbrojtur qeverinë e Kabulit. 20 vite trushpëlarje nga SHBA, rezultoi në asgjë.  Dhe tani shikoni Afganistani, 20 vjet përpjekje me ndihmën e gjithë perëndimit, jo vetem SHBA-ve. Britania ishte aty, Gjermania, Franca, Turqia. Gjithë këto vite ushtritë e Perëndimit të kombinuara u bashkuan. Dhe shiko çfarë ndodhi pas 20 vitesh. Kështu që kolapsi i asaj ushtrie në Afghanistan dhe tërheqja e SHBA-së, pikë së pari shërben si provë e pakontestueshme e rënies së Perëndimit modern dhe NATO-s. Ky është lajm i keq për Betejën e Madhe që po vjen. Profeti ynë profetizoi Luftën e Madhe. Të krishterët e quajnë Armagedon, muslimanët e quajne Malhamah. Dhe po vjen, ngjarjet që po shpalosen tani, konfirmojnë atë që unë e kam piketuar në Kuran, se perëndimi do të mposhtet në Betejën e Madhe”, analizoi Imami.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy