Imigrantët dhe përshkallëzimi i tensioneve Greqi-Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Imigrantët dhe përshkallëzimi i tensioneve Greqi-Turqi

Një fotografi e imigrantëve të zhveshur, pa asnjë rrobë, përgjatë kufirit midis Greqisë dhe Turqisë javën e kaluar tronditi botën dhe po ngre shqetësimin ndërkombëtar se imigrantët dhe refugjatët po bëhen viktimë e tensioneve në rritje midis Turqisë dhe Greqisë. Dy vendet fajësojnë njëri-tjetrin për incidentin.

 

Zbulimi i afro 100 imigrantëve pa asnjë veshje në trup përgjatë kufirit midis Greqisë dhe Turqisë, ka shkaktuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar.

 

Advertisement

Ministri grek i Imigracionit postoi një fotografi në rrjetet sociale, ku mund të shihen imigrantët e zhveshur. Zëri i Amerikës nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur përmbajtjen e fotografisë.

 

Athina ka fajësuar Ankaranë për incidentin, një akuzë që Turqia e ka mohuar me zemërim.

 

Advertisement

Autoritetet turke kanë publikuar video me pamje të rojeve bregdetare greke duke i shtyrë emigrantët dhe refugjatët drejt Turqisë.

 

Edhe Athina publikoi një video në Twitter, duke akuzuar autoritetet turke për sulm ndaj emigrantëve.

 

Advertisement

Këta njerëz, gra, burra dhe fëmijë, janë bllokuar në një lojë strategjike midis Greqisë dhe Turqisë, ku Greqia akuzon Turqinë për atë që po ndodh dhe për mos mbrotjen e kufijve të saj nga kontrabandistët. Dhe në anën tjetër kemi Turqinë që akuzon Greqinë për shkelje të të drejtave të njeriut”, thotë Eva Cosse nga organizata Human Rights Watch.

 

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë po përshkallëzohen për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale në Detin Egje dhe në Mesdhe.

 

Advertisement

Në Athinë, ka shqetësime se migrimi mund të jetë fronti i fundit në tensionet dypalëshe.

 

Mendoj se nuk do të ketë luftë, por do të kemi disa incidente hibride asimetrike, ndoshta me rastin e imigracionit të paligjshëm”, thotë Athanasios Drougos nga Kolegji i Luftës në Greqi,

 

Advertisement

Dy vjet më parë, një krizë emigrantësh përgjatë kufirit shpërtheu pasi Ankaraja deklaroi kufirin e saj me Greqinë të hapur për katër milionë refugjatët në territorin e saj.

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili përballet me zgjedhje të reja në qershor të vitit 2023, është nën trysni brenda vendit mes zemërimit në rritje të publikut ndaj emigrantëve dhe refugjatëve. Ekspertët thonë se kjo po nxit zotin Erdogan të fajësojë Evropën dhe Greqinë për mosndarjen në mënyrë më të barabartë të barrës së refugjatëve.

 

Advertisement

Ajo që shoh tani është politizimi i çështjes kryesisht nga partitë opozitare dhe shfrytëzimi i çështjes së refugjatëve nga qeveria në marrëdhëniet e tyre me Evropën”, thotë Didem Danis nga Shoqata për Studimin e Imigrimit.

 

Por ekspertët paralajmërojnë se refugjatët do të paguajnë çmimin më të lartë në këtë luftë diplomatike, që po vazhdon të përshkallëzohet.

 

Advertisement

Të vetmit njerëz që humbasin në këtë përshkallëzim tensionesh janë ata azilkërkues ose njerëz që duan të kenë një të ardhme më të mirë për veten e tyre. Por përpjekja për kalimin e kufijve tani është padyshim më e rrezikshme se më parë”, thotë Omar Kadkoy nga Fondacioni i Studimit të Politikave Ekonomike të Turqisë.

 

Në fillim të këtij muaji, Turqia dhe Greqia fajësuan njëra-tjetrën për emigrantët që humbën jetën në përpjekjet për të kaluar nga Turqia në një ishull grek. E vetmja gjë për të cilën të dyja palët duket se janë dakord është se kjo nuk do të jetë tragjedia e fundit./voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy