Infektohen me koronavirus, izolohen kryetarja e Kuvendit dhe ministri serb

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Infektohen me koronavirus, izolohen kryetarja e Kuvendit dhe ministri serb

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maji Gojkoviç si dhe Ministri Serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas asaj që shkruajnë mediet serbe, zyrtarët e lartë janë karantinuar tashmë.

Ata dyshohet se janë infektuar gjatë një feste ku kanë marrë pjesë.

Të dy zyrtarët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Si Vulin ashtu dhe Gojkovic do t’i nënshtrohen një testi të dytë pas disa ditësh.

Advertisement

Gjithashtu edhe drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Duric rezultoi me koronavirus. Ai aktualisht është vetëkarantinuar në banesë dhe është në pritje të testit të dytë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy