Infermierja vdes pas vaksinimit/ Austria pezullon AstraZeneca-n

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Infermierja vdes pas vaksinimit/ Austria pezullon AstraZeneca-n

Autoritetet austriake kanë pezulluar injektimet me një seri prodhimi të vaksinës AstraZeneca pas vdekjes së një gruaje 49-vjeçare dhe problemeve të rënda shëndetësore të shfaqura te një 35-vjecare.

 

Autoritetet shëndetësore deklaruan të dielën se kjo është një masë pararake derisa hetimet për dy rastet të përfundojnë. Mediat austriake raportuan se gratë ishin të dyja infermiere që punonin në klinikën Zwettl.

 

Advertisement

Njëra nga punonjëset e shëndetësisë humbi jetën si rezultat i çrregullimeve të rënda të mpiksjes, ndërsa kolegia e saj zhvilloi një emboli pulmonare (sëmundje akute e mushkërive shkaktuar nga një mpiksje gjaku).

 

Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor tha se po heton rastet dhe se aktualisht nuk ka prova që lidhin ngjarjen me vaksinimin.

 

Advertisement

Edhe kompania e AstraZeneca ka komentuar ngjarjen. “Nuk ka pasur asnjë ngjarje serioze anësore të konfirmuar që lidhet me vaksinën”, u shpreh një zëdhënës i kompanisë duke shtuar se të gjitha grupet e vaksinave i nënshtrohen kontrolleve të rrepta dhe rigoroze të cilësisë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy