Injoroi për muaj të tërë COVID-19/ Presidenti i Brazilit, i infektuar, por edhe me myk në mushkëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Injoroi për muaj të tërë COVID-19/ Presidenti i Brazilit, i infektuar, por edhe me myk në mushkëri

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro tha të enjten se ndjehej i dobët dhe mund të kishte myk në mushkëri.

Ai kaloi javë të tëra në izolim në shtëpi pasi u infektua nga koronavirusi dhe këtë të premte bëri videon e parë të drejtpërdrejtë në “Facebook”.

Advertisement

“Unë sapo kam bërë një test gjaku. Unë isha pak i dobët dje. Ata gjithashtu kanë gjetur një infeksion. Unë jam duke marrë antibiotikë tani. Kanë gjetur myk në mushkëri. Kam kaluar 20 ditë në izolim në shtëpi.”

Bolsonaro, që për muaj me radhë e konsideroi koronavirusin si grip normal, doli pozitiv në 7 korrik. Ndërsa në 25 korrik ai njoftoi në “Twitter” se është shëruar. Gruaja e tij, Michelle Bolsonaro gjithashtu është infektuar. Sipas zyrës së Presidencës, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Bolsonaro e ka injorouar COVI-19, duke u shfaqur shpesh në mitingje pa maskë, madje edhe duke përqafuar mbështetësit.

Advertisement

Injoroi për muaj të tërë COVID-19/ Presidenti i Brazilit, i infektuar, por edhe me myk në mushkëri shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy