Inter dhe Sevilla sot përplasen për kupën e vogël të Europës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inter dhe Sevilla sot përplasen për kupën e vogël të Europës

Sevilla do të përballet këtë të premte në orën 21;00 me Interin në finalen e Europa League.

Italianet në letër janë favoritët për të fituar këtë sfidë, ndonëse spanjollet në ndeshjet e zhvilluara së fundmi kanë treguar se janë një skuadër që di të befasojë.

Andaluzet vijnë me një eufori të madhe pasi eleminuan Manchester United në gjysmëfinale dhe për më teper kanë eksperiencë në këtë kupë duke qënë se luajnë për ta fituar për herë të 5 .

Sevilla do të rrjeshtohet me formacionin më të mirë ndërsa i vetmi në dyshim është Okampos. Tekniku Lopetegui deklaroi se Inter është një skuadër për Champions dhe të besuarve të tij do tiu duhet një ndeshje e jashtëzakonshme për të arritur objektivin.

Advertisement

Nga ana tjetër trajneri Conte do të zbres në fushë pa Vecino si pasojë e një dëmtimi në gju ndërsa në dyshim është Sanches. Megjithatë zikaltrit mund ti besojne verbërisht dyshes fantastike në sulm Lukaku dhe Martinez.

Teknku italian u shpreh besimplotë se Inter e ka organikën e duhur për ta cuar kupen në Milano e për ti rikthyer klubit suksesin e parë në Europë që nga 2010 kur morën Championsin.

Top of Form

Ndeshja do të luhet në Stadiumin e Këlnit në Gjermani dhe do të gjykohet nga holandezi Danny Makelli.

Advertisement

Inter dhe Sevilla sot përplasen për kupën e vogël të Europës shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy