Inter dominon Milanin dhe tenton “arratisjen”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inter dominon Milanin dhe tenton “arratisjen”

Inter dominon derbin dhe krijon një distancë sigurie +4 kundrejt Milanit në kampionatin italian.Ndoshata është shpejt për ta konsideruar një arratisje drejt titulli, mirëpo kjo fitore është realisht një hap I madh i zikalterve drejt një objektivi që mungon prej shumë e shumë vitesh.Derbi I Madoninës shijon pak pa tifozë mirëpo në fushë skuadrat kanë në lojë synime të rëndësishme dhe përpiqen të tregojnë menjehere sesa vlejnë.

Interi I Kontes konfirmon që në fillimin formen më të mirë në raport me kushërinjte duke shënuar që në start me anë të Lautaro Martinez I shërbyer nga Lukaku.

Kuqezinjte janë një katastrof në nivel intesiteti dhe vendosje në fushë. Inter dominon mesfushën ndërsa në kundërsulm janë gjithnjë shumë të rrezikshëm me dyshe Lautaro e Lukaku. Pas një 30 minuiteshi të shkelqyer të Interit, zgjohet Milan dhe krijon disa raste të mira përe shënim në fund të pjesës së pare me Teo Hernandez, Ibrahivimoc e Calhanoglu, por pa shënuar.

Starti I pjesës së dytë është ai që me siguri vendos ndeshjen. Kuqezinjte krijojnë brenda 1 minuti 3 raste të pastra, mirëpo Handanovic vendos të bëjë heroin dy herë ndaj Ibras dhe pastaj ndaj Tonali. Me të kaluar ky rrezik Inter vret ndeshjen me një kundërsulm perfekt finalizuar nga Lautaro Martinez.

Advertisement

Pastaj rrezon Milanin përfundimisht në toke me një gtol të bukur të Lukakut që vulos eddhe pasditen e errët të mbrojtjes milaniste. Inter shijon ditë me diell ndërsa Milan është në momentin më të keq të sezonit, nga ku duhet të dalë shpejt, ndryshe objektivat e sezonit mund të hidhen në erë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy