Iran, resiztencë kundër regjimit/ Mike Pence: SHBA, jo rinovim marrëveshjes bërthamore, është rrezik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iran, resiztencë kundër regjimit/ Mike Pence: SHBA, jo rinovim marrëveshjes bërthamore, është rrezik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmuan mbështetjen për protestat që po zhvillohen në Iran, e që synojnë rrëzimin e regjimit, për ta kthyer vendim në një republikë demokratike.

 

Në samitin e zhvilluar në Uashington, ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tërhoqi vëmendjen edhe për një marrëveshjeje bërthamore të rinovuar me Iranin.

 

Advertisement

MIKE PENCE

ISH-ZV.PRESIDENT I SHBA

 

“E di që flas në emër të dhjetëra miliona amerikanëve të të dyja partive politike dhe të çdo filozofie politike, kur them se populli amerikan mbështet qëllimin e popullit Iranian për të krijuar demokratike. Një marrëveshje bërthamore e rinovuar nuk do të sjellë paqe dhe stabilitet por më shumë terrorizëm, vdekje dhe shkatërrim . Një marrëveshje bërthamore e rinovuar nuk do t’i sjellë dobi popullit të Iranit në asnjë mënyrë.”

Advertisement

 

Pence i bëri gjithashtu thirrje administratës Biden, të ndërpresë të gjitha përpjekjet në mbështetje të negociatave bërthamore me Teheranin dhe të qëndrojë përkrah popullit të Iranit.

 

Prej shumë muajsh, në qytete të ndryshme të Iranit janë zhvilluar protesta, që kanë sjellë përplasje të ashpra me forcat e rendit, e madje edhe viktima.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy