Irani akuzon Izraelin dhe shërbimet perëndimore për nxitje të luftës civile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Irani akuzoi të enjten Izraelin dhe shërbimet e inteligjencës perëndimore se po komplotonin për të nisur një luftë civile në Republikën Islamike, tashmë të përfshirë nga protestat më të mëdha antiqeveritare që nga revolucioni i vitit 1979.

“Shërbime të ndryshme sigurie, Izraeli dhe disa politikanë perëndimorë që kanë bërë plane për luftë civile, shkatërrim dhe shpërbërje të Iranit duhet të dinë se Irani nuk është Libia apo Sudani”, shkroi në Twitter ministri i jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.

Advertisement

Teherani akuzon kundërshtarët perëndimorë për nxitjen e trazirave në vend, të cilave u janë bashkuar iranianë nga të gjitha sferat e jetës që nga vdekja e Mahsa Aminit më 16 shtator. Gruaja me origjinë kurde vdiq ndërsa ishte në paraburgim pasi policia e arrestoi për dyshimin se kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes islame.

Advertisement

Agjencia e lajmeve “HRANA” tha se 362 persona ishin vrarë gjatë protestave dymujore, përfshi 56 të mitur. Gjithashtu raportohet se 56 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë, ndërsa 16.033 persona janë arrestuar.

Advertisement

Media shtetërore iraniane konfirmoi se koloneli i policisë Hassan Yousefi u vra me thikë të enjten në Sanandaj, një qytet në rajonin veriperëndimor të Kurdistanit.

Një video e postuar nga agjencia shtetërore e lajmeve “IRNA” tregoi protestuesit duke sulmuar një ndërtesë bashkie dhe prona të tjera publike në rajonin e Azerbajxhanit Perëndimor.

Advertisement

Irani u godit nga një varg sulmesh të mërkurën.

Advertisement

Shtatë persona u vranë në qytetin jugperëndimor të Izeh në atë që media shtetërore e përshkroi si një “sulm terrorist”.

Advertisement

Më tej, persona të armatosur duke ngarë një motoçikletë qëlluan disa anëtarë të forcave të sigurisë në qytetin qendror të Isfahanit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur tetë të tjerë.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, për të cilat televizioni shtetëror fajësoi “rebelët”.

Advertisement

Pesë personat e arrestuar gjatë protestave janë dënuar me vdekje, sipas agjencisë së lajmeve Mizan të gjyqësorit.

Advertisement

Amnesty International, në një postim në Twitter, tha se autoritetet iraniane po kërkonin dënimin me vdekje për të paktën 21 persona “në gjyqe të rreme të krijuara për të frikësuar ata që marrin pjesë në kryengritjen popullore që tronditi Iranin që nga shtatori dhe për të penguar të tjerët që të bashkohen me lëvizjen”.

Advertisement

Pesë persona të arrestuar gjatë protestave janë dënuar me vdekje, sipas agjencisë së lajmeve Mizan.

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, tha në një postim në Twitter, se autoritetet iraniane po kërkonin dënimin me vdekje për të paktën 21 persona “në gjyqe të rreme të krijuara për të frikësuar ata që marrin pjesë në kryengritjen popullore që tronditi Iranin që nga shtatori dhe për të penguar të tjerët që të bashkohen me lëvizjen”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy