Irani ekzekuton edhe dy burra për protestat anti-qeveritare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy burra u ekzekutuan në Iran më 7 janar, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e një anëtari të forcës Basij gjatë protestave anti-qeveritare në Karaj, afër kryeqytetit iranian.

 

 

“Mohammad Mahdi Karami dhe Seyyed Mohammad Hosseini, autorët kryesorë të krimit që çoi në vrasjen e Ruhollah Ajamian, u varën mëngjesin e sotëm”, njoftoi agjencia gjyqësore e lajmeve, Mizan Online.

Advertisement

 

 

Karami dhe Hosseini u dënuan me vdekje në fillim të dhjetorit.

 

Advertisement

 

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimet me vdekje, duke i akuzuar ata për vrasjen e Ajamian më 3 nëntor.

 

 

Advertisement

Të dy i kishin mohuar akuzat kundër tyre dhe thanë se ishin torturuar në burg.

 

 

Protestat anti-qeveritare kanë shpërthyer kundër policisë për moral në Iran, pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22-vjeçares e cila është ndaluar nga zyrtarë të këtij departamenti, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Advertisement

 

 

Më 8 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e parë për protestat anti-qeveritare, duke varur protestuesin Moshen Shekari, pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë apelin e tij.

 

Advertisement

 

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka thënë se autoritetet iraniane synojnë të ekzekutojnë edhe dhjetra persona tjerë përmes “gjykimeve të rreme”.

 

 

Advertisement

Irani është një prej vendeve që kryen më së shumti ekzekutime në botë.

 

 

Autoritetet e këtij vendi i ekzekutojnë të burgosurit kryesisht duke i varur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy