Irani: Marrëveshja bërthamore është çështje ditësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Irani: Marrëveshja bërthamore është çështje ditësh

Irani është pranë marrëveshjes me Perëndimin për programin bërthamor. Bisedimet në Vjenë pritet të finalizohen me firmosjen e marrëveshjes brenda pak ditësh.

Nuk është çështje javësh, është çështje ditësh“, i tha Senatit ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.

Në bisedimet e Vjenës, Irani ka përballë Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë drejtpërdrejt, dhe Shtetet e Bashkuara në mënyrë indirekte. Bisedimet nisën në fund të nëntorit me synimin për të rivendosur marrëveshjen e vitit 2015.

Kjo marrëveshje i kishte ofruar Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor, por Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme në vitin 2018 dhe rivendosën sanksione të rënda ekonomike, duke bërë që Irani të mos zbatojë më angazhimet e tij.

Advertisement

Jemi më afër se kurrë një marrëveshjeje”, shkroi në Tëitter të mërkurën negociatori kryesor i Iranit, Ali Bagheri. “Partnerët tanë negociatorë duhet të jenë realistë, të shmangin mospërputhjen dhe të marrin parasysh mësimet e 4 viteve të fundit. Është koha për vendimet e tyre serioze.”

Teherani i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të konfirmojë angazhimin e Uashingtonit nëse marrëveshja arrihet.

Në parim, opinioni publik në Iran nuk mund të pranojë si garanci fjalët e një kreu shteti, aq më pak të Shteteve të Bashkuara, për shkak të tërheqjes së amerikanëve” në vitin 2018, tha për “Financial Times”, ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Donald Trump rivendosi sanksionet kundër Iranit, duke goditur ekonominë e vendit. Si përgjigje, Teherani rriti punën e tij bërthamore, duke shkelur kushtet e marrëveshjes së vitit 2015, të quajtur Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA).

Advertisement

Negociatat në Vjenë po kërkojnë kthimin e Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore, duke përfshirë heqjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe për të siguruar respektimin e plotë të Teheranit me angazhimet e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy