Irani, Rusia dhe Kina: A mund të bëhet realitet një “perandori e re mongole”?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Irani, Rusia dhe Kina: A mund të bëhet realitet një “perandori e re mongole”?

Nga Vladimir Pachkov*

Më 2013 u botua libri i Thomas Flichy de La Neuville, i titulluar Chine, Iran, Russie: un nouvel empire mongol?. Në atë kohë bëhej fjalë vetëm për një hipotezë, por sot kjo duket një mundësi konkrete, sidomos pasi më 27 prill 2021 është nënshkruar traktati midis Kinës dhe Iranit dhe pasi që marrëdhëniet bilaterale midis këtyre tri fuqive aziatike janë zhvilluar deri sa t’i japin jetë një raporti trekëndor. Në bazën e tij janë si interesat reciproke, ashtu edhe rezistenca ndaj kundërshtarëve të përbashkët. Vetëm vlera e përgjithshme e këtyre tre vendeve – Kinës, Iranit dhe Rusisë – bën të pashmangshme që fatet e Eurazisë të përcaktohen nga një aleancë e tillë e mundshme. Ky konstelacion – që praktikisht të kujton perandorinë e lashtë mongole, e cila dominoi Eurazinë për të paktën një shekull, dhe ishte i përbërë nga tre pjesë të ndryshme, por të lidhura midis tyre: dinastia Yuan bë Kinë, Hordhia e Artë në rajonin e Rusisë aktuale dhe Khanatin e Persisë – meriton që të merret në konsideratë. Këtu nuk kemi ndërmend të flasim për faktin që spostimi i forcës drejt Azisë – dhe sidomos drejt vendit më të madh aziatik – sigurisht që do ta përcaktojë të ardhmen, të paktën atë të Eurazisë.

Siç theksojnë disa analistë, mund të jetë që rritja e Kinës të ketë një fund të shpejtë. Është ajo që studiuesit kishin parashikuar qysh prej dekadash, anipse deri më tani analizat e tyre janë demonstruar të pasakta. Faktikisht, megjithëse The coming collapse of China («Rënia e afërt e Kinës») është botuar më 2001 dhe megjithëse më 2013 autori i tij shkruante se mungonte vetëm 1 vit nga parashikimet e tij, ende sot këta analistë vazdhojnë të konsiderohen «ekspertë në çështjet kineze». Gjithçka është e mundur. Nuk e dimë çka na rezervon e ardhmja, por këtu duam të tregojmë sesi tashmë ky spostim i fuqisë po bëhet realitet.

«Kthesa drejt Lindjes» iraniane i është një shembull. Me «Lindje» këtu nuk kuptohet një kategori gjeografike, por një kategori ideale, si alternativë ndaj «Perëndimit» ideal. Presidenti Rafsanjani (1989 – 1997) donte t’i përmirësonte marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë. Më pas, nën Ahmadinejad (2005 – 2013), ka pasuar politika e «Shikimit nga Lindja», megjithëse haptazi në kontradiktë me sloganin «As Lindje, as Perëndim, por Republikë Islamike!». Më 2018 kreu i revolucionit, Ali Khamenei, ka deklaruar se Lindja përbënte prioritetin e politikës së jashtme dhe e ka quajtur këtë vizion «shikimin nga Lindja: aleanca me Rusinë dhe Kinën».

Advertisement

Shumë elementë tregojnë se një «kthesë» e tillë do të mund të ketë edhe pasoja konkrete, pasi janë edhe premisat  politikës së jashtme dhe eknomike. Rusia, domethënë bërthama e zonës euraziatike, në ndryshim nga 20 vite më parë, sot ka preferuar një «kthesë drejt Lindjes» të sajën: një zgjedhje që i detyrohet arësyeve të ndryshme, jo e fundit anullimi thuajse total i marrëdhënieve me Europën dhe me Shtetet e Bashkuara. Irani integrohet në zonën tregëtare euraziatike: zona e tregëtisë së lirë është tashmë në funksionim, por tani ka zëra deri për një aderim të plotë. Megjithatë, edhe integrimi i Iranit me Bashkimin Ekonomik Euraziatik (UEE), aktualisht në fazë realizimi, do të kishte vetë një domethënie të parëndësishme rajonale, sikur të mos përfaqësonte një tendencë të vendit për t’u shkëputur nga Perëndimi dhe lidhur me Kinën. Firmosja e marrëveshjes me Kinën përfaqëson një tregues tjetër – ka mundësi më i rëndësishmi – i «politikës lindore» të Iranit.

Edhe më domethënës, prej pasojave konkrete ekonomike të një bashkëpunimi të tillë, është fakti se kjo «kthesë drejt Lindjes» e Iranit, bashkë me atë ruse, është praktikisht në zhvillim dhe ka si qendër e pikënisje të saj Kinën. Drejt këtij vendi tentojnë të gjitha ata, si të thuash, që kanë «një problem me Perëndimin». Kjo antitezë ndaj «oksidentalizimit» derië më tani është vetëm një «kundërprojekt», një akt çlirimi nga influenca perëndimore nën mbbrojtjen e vendit të ri hegjemon, Kinës. Se në çfarë mase vendet që shkojnë «drejt Lindjes» duan të ndryshojnë për pasojë – ose nuk duan, të paktën të jenë të gatshëm që t’i nënshtrohen influencës kineze – është një gjë ende e hapur. Megjithatë, deri më tani është shumë e qartë se vullneti i Kinës, sidomos për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara e me aleatët e tyre, si Australia, ka qenë ai e aderimit në një tendencë të tillë të «kthesës drejt Lindjes», të paktën politikisht dhe ekonomikisht.

Ideja e një rregullimi botëror pasperëndimor, bazuar mbi spostimin e fuqisë ekonomike drejt Azisë, është për të treguar sidomos një spostim drejt Kinës. Gideon Rachman, autor i librit të nohur Easternization. Asia’s Rise and America’s Decline. From Obama to Trump and beyond, ka pohuar në një intervistë: «Kemi arritur në fundin e kësaj epoke [të dominimit perëndimor]. Ka shumë arësye pse, por mendoj se më e rëndësishmja është rritja e papritur ekonomike në Azi, që ka qenë mjaft domethënëse, kur kishte të bënte vetëm me Japoninë, Korenë e Jugut dhe Juglindjen aziatike. Por tani që ka arritur vende të mëdha si Kina dhe India, ka krijuar pikën e kthesës (game-changer) jo vetëm të ekonomisë botërore (prodhimi industrial vetëm i Kinës në vitin 2019 e ka tejkaluar atë të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe më 2021 avantazhi i Kinës është bërë edhe më i qartë, duke u bërë prodhimi industrial i saj më shumë se dyfishi i atij të Shteteve të Bashkuara), por edhe i politikës ndërkombëtare. Si në kohën e fuqisë maksimale perëndimore bota ishte oksidentalizuar, po kështu mendoj se nga Azia do të vijë më shumë fuqi, të paktën politike, dhe, në vijim, edhe kulturore».

Kohët e fundit dhe sidomos nga 2020 janë botuar kërkime të ndryshme sipas të cilave jo vetëm vendet me industrializim të vonshëm, por edhe vendet e «Perëndimit» po e adoptojnë modelin kinez dhe preferojnë një «kthesë mendore drejt Lindjes» të tyre, që pasqyrohet mbi politikën dhe sidomos mbi ekonominë. Megjithëse në konformimin e ri euaziatik Kina ka një rol kryesor dhe pa ngjitjen e saj nuk do të ishte aspak e mundur e gjitha kjo që po bëjnë Rusia dhe Irani, por edhe aktorë të tjerë të këtij rajoni, është interesante që të shqyrtohen marrëdhëniet midis Iranit, Rusisë dhe Azisë Qendrore, parasëgjithash pse janë më pak të njohura, por edhe pse përkrah iniciativës gjiganteske të «Rrugës së Re të Mëndafshit», që do të duhet të lidhje Lindjen dhe Eurazinë Perëndimore, është edhe një projekt «North-South», që është i destinuar të lidhë Rusinë, Iranin dhe Indinë.

Advertisement

Irani drejtohet nga Lindja

Pas «kthesës drejt Lindjes» ruse, që ka edhe pikat e saj të dobëta dhe, të paktën pjesërisht, është provokuar nga rrethanat, pikërisht si afrimi midis Kinës, Rusisë dhe Iranit, ka ardhur momenti të flitet për «kthesën drejt Lindjes» iraniane. Kjo mund të duket paradoksale në shikim të parë, nga momenti që Irani ndodhet në Lindje dhe përgjithësisht konsiderohet si kundërshtar i Perëndimit. Por mund të vërejmë sesi deri pak kohë më parë për iranianët Europa përbënte një pikë referimi si ekonomike, ashtu edhe kulturore. Vetëm duke filluar nga 2016 është asistuar në një ndryshim të këtij realiteti dhe të mentalitetit iranian. Tani Rusia dhe Kina do të duhej të zëvendësonin gjithçka në të kaluarën që i kanë bërë Iranit Shtetet e Bashkuara dhe Europa. Kjo kthesë e kishte pasur fillimin rreth vitit 2000, megjithëse atëhere kufizohej në fushën ekonomike. Vendet e Azisë në rrugën e zhvillimit, sidomos Kina dhe India, kishin nevojë për atë që Irani mund t’u jepte atyre.

Për disa aspekte, orientimi aktual drejt Lindjes na kujton politikën e presidentit Ahmadinejad (2005 – 2013), kur sanksionet e shtrënguan vendin të kërkojë partnerë të rinj. Por sot ka edhe një diferencë të madhe respektivisht atëhere: nuk bëhet më fjalë të kërkohet një alternativë e përkushtuar marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe sidomos me Europën, por të një politike strategjike dhe afatgjatë. Sot Teherani synon që të krijojë një rend jo vetëm ekonomik e politik, por edhe të sigurisë dhe të nënvizojë aspektet ushtarake e bashkëpunimit me Kinën, ashtu si edhe me Rusinë. Kthesa e saj drejt Lindjes evidenton largimin e Rusisë dhe sidomos të Kinës nga Perëndimi, pasi ato janë të gatshme për një ashpërsim të konfliktit me Shtetet e Bashkuara për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve të këtyre të fundit me Iranin.

Në këtë «kthesë drejt Lindjes» Kina luan një rol kyç. Për dy dekada është impenjuar, të paktën pjesërisht, që ta reduktojë izolimin ndërkombëtar të Iranit, duke u bërë kështu partneri i tij tregëtar më i rëndësishëm, sidomos pas futjes së sanksioneve amerikane kundër Teheranit. Edhe pse deri më tani, të paktën në retorikën zyrtare, Irani ka kërkuar të paraqitet si një shtet revolucionar, politika e jashtme e tij – me disa përjashtime, si në raportet me Izraelin – ka një orientim shumë pragmatist, përfshi marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë, që shumë vështirë mund të pajtohen me një axhendë revolucionare islamike: të mendohet, për shembull, për Ksiniangun dhe për Çeçeninë. Irani synon mbi faktin që rendi botëror perëndimor tashmë është tejkaluar, dhe në vendin e tij është futur një rend tjetër, në të cilin as Perëndimi, as Lindja, nuk e kanë një vend mbizotërues, por është Kina që e ka, të paktën në Eurazi.

Advertisement

Prandaj  Irani është i gatshëm të impenjohet plotësisht në planin e transformimit të Eurazisë dhe shumë shpesh përbën motorin e një procesi të tillë. Edhe pse në rritjen e saj ekonomike Kina varet ende shumë fort nga tregu amerikan (por ka shumë të ngjarë që kjo situatë do të ndryshojë në vitet e ardhshme), nga teknologjitë e Perëndimit apo nga vendet që ndodhen në sferën e influencës perëndimore, si Tajvani dhe Koreja e Jugut, për sa i përket chips me teknologji të lartë, ajo është treguar shumë e gatshme t’i forcojë raportet e saj me Iranin.

Irani, Rusia dhe Bashkimi Euraziatik: një perspektivë reale?

Nga momenti që raportet midis Kinës dhe Iranit kanë qenë tashmë objekt nga ana e masmediave, këtu duam të përqëndrohemi vetëm mbi disa aspekte më pak të njohur të kthesës iraniane drejt Lindjes, domethënë raportet e saj me Rusinë dhe me Bashkimin Ekonomik Euraziatik (UEE). Marrëdhëniet e Rusisë dhe Iranit, për të përdorur një eufemizëm, kanë qenë gjithmonë të ndryshueshme. Luftërat e shekullit të XIX, ndarja, e kryer nga Britania e Madhe, e Iranit në sfera influence dhe pushtimi i pjesës veriore të vendt gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjitha këto evente që kanë lënë gjurmë në Iranin aktual. Por nuk është gjithçka: deri pak kohë më parë, tek iranianët ishte dyshimi se mos Rusia, duke ndjekur shembullin e europianëve, mund ta braktisnin vendin e tyre në çdo moment, për të mos i dëmtuar marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara ose në pritje për t’i përmirësuar. Efektivisht, në historinë e vonshme Rusia i ka sakrifikuar marrëdhëniet e saj me Iranin në shpresën e marrëdhënieve ml të mira me Shtetet e Bashkuara, sidomos për sa i përket furnizimit me armë.

Në 2010, për të mos e kompromentuar «reset» me Shtetet e Bashkuara, ka hequr dorë nga shitja e S-300, megjithëse ishte firmosur tashmë kontrata dhe megjithëse kjo nuk qëndronte në listën e sanksioneve. Lehtësi të tilla e kanë paragjykuar ndjeshëm besimin dhe besueshmërinë e iranianëve tek Rusia. Vetëm bashkëpunimi i këtyre dy vendeve në luftën siriane ka arritur ta forcojë besimin e tyre reciprok, duke i çuar marrëdhëniet e tyre në një «nivel strategjik». Megjithatë, sipas disa analistëve, edhe në rastin e luftës siriane Rusia dhe Irani nuk janë bërë partnerë strategjikë dhe nuk do të bëhen në një të ardhme të afërt. Siç e keni thënë tashmë, në vitet ’90 marrëdhëniet me Iranin konsideroheshin të rëndësishme nga Moska vetëm si instrument për të përmirësuar raportet me Perëndimin. Projektet e tyre, edhe ekonomike, deri pak kohë më parë kanë mbetur ekskuzivisht në letër, si për shembull ai më i famshmi që do ta shyrtojmë tani.

Advertisement

«Korridori Veri – Jug»

Projekti u nis qysh më 2000 nga Irani, nga India dhe nga Rusia, me qëllim lidhjen e Indisë me Europën duke kaluar nëpër Iran. Bëhet fjalë për një sistem transporti, që nëpërmjet një linje hekurudhore apo deri nëpërmjet një kanali lidhës të parashikuar midis Detit Arabik dhe Detit Kaspik, do të duhet të lidhë Indinë me Azinë Qendrore, me Rusinë dhe, më në përgjithësi, me Europën. Ky rrugltim, pavarësisht transporteve të ndryshme që duhet të kryejnë mallrat, duket më i shpejtë dhe më ekonomik respektivisht atyre tradicionale. Deri më tani kanë hyrë në funksionim vetëm disa pjesë të një korridori të tillë, duke munguar kapitali për plotësimin definitiv të tij, dhe vetëm pak kompani transportuese guxojnë ta përdorin këtë rrugë, derikur qëndrojnë në fuqi sanksionet kundër Iranit.

Megjithatë situatat ndryshojnë dhe, siç referon Jamestown Foundation për Studimet Euraziatike, projektet ambicioze ruso – iraniane për ndërtimin e një kanali midis Detit Kaspik dhe Oqeanit Indian po ecin përpara. Vetëm pak kohë më parë kjo dukej e pamundur për shkak të vështirësive dhe financiare, përveç se prej kundërvënies së shteteve të tjera. Por tani që Rusia dhe Irani po e realizojnë «korridorit Veri – Jug» nëpërmjet hekurudhës dhe autorrugëve, edhe projekti i një kanali që duke ndjekur lumenjtë iranianë, duhet ta lidhë portin Anzali në Detin Kaspik me Gjirin persik duket gjithnjë e më shumë realist. Por është problemi që Deti Kaspik është 29 metra më i ulët se ai i Oqeanit Indian. Për këtë Iranit i duhet të zhvillojë një sistem digash dhe pompash për ujin, për të cilin do të ishte e nevojshme të drejtohej energjisë atomike. Por nëse ky projekt do të realizohej, atëhere nëpërmjet kanalit do të mund të transportoheshin deri në 20 milion ton mallra në vit në të dyja drejtimet.

Kështu do të ketë një lidhje më të ngushtë midis Rusisë dhe Iranit, Indisë – që merr pjesë edhe ajo në projekt – dhe Azisë Jugore, duke bërë të bjerë rëndësia e Kanalit të Suezit. Nëse mendohet për domethënien gjeopolitike dhe ekonomike e këtij kanali të ri, nuk duhet që mrekullojë që projekti të hasë kundërshtimin e fortë të kanalit e vendeve perëndimore. Qysh në 1997 Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar se çdo kompani që do të merrte pjesë në ndërtimin e kanalit do të ndeshej me sanksione. Por tani Rusia beson se mund t’i injorojë këtë kërcënime, nga momenti që duke ju afruar në mënyrë të sanksioneve, Shtetet e Bashkuara e kanë zhvlerësuar shumë këtë instrument të tillë. Me mbështetjen e qeverisë së tyre, kompanitë ruse procedojnë në realizimin e këtij projekti, pasi përveçse fitimprurës, e konsiderojnë pjesë të strategjisë së rezistencës ndaj presionit amerikan. Veç kësaj, në sfond ndodhet akoma pushteti në rritje i Kinës: ndërtimi i kanalit shikohet si një mundësi për zgjerimin e raporteve tregëtare me këtë vend falë projekteve infrastrukturore dhe për t’u integruar në planet kineze e «Rrugës së Re të Mëndafshit». Dhe këto avantazhe i tejkalojnë dëmet e shkaktuara nga sanksionet e mundshme amerikane.

Advertisement

Duke filluar nga 2018 është asistuar edhe në një lëvizje të madhe bashkëpunuese dhe integrimit ekonomik të Iranit jo vetëm me Rusinë, por edhe me Bashkimin Ekonomik Euraziatik, i udhëhequr nga Rusia dhe që përfshin Bjellorusinë, Armeninë, Kazakistanin dhe Kirgizistanin. Janë në zhvillim traktativa me Iranin dhe UEE për një zonë shkëmbimi të lirë permanente, që i korrespondon «kthesës drejt Lindjes» iraniane. Falë krijimit të kësaj zone, Irani do të mund të gjejë tregje të rinj për mallrat e tij, duke i shpëtuar edhe pjesërisht sanksioneve amerikane. UEE po kryen edhe traktativa për një zonë shkëmbimi të lirë me Izraelin. Nuk mund të përjashtohet që disa forca në Iran të mund të tentojnë që t’i dështojnë. Marrëveshja e UEE me Izraelin mund të krijojë disa probleme me Iranin. Megjithat, deri më tani Irani ka demonstruar se e merr seriozisht kthesën e tij drejt Lindjes.

Pas vizitës së tij në Moskë të 10 shkurtit 2021, presidenti i Parlamentit iranian ka lënë të kuptohet se Irani mund të bëhet një anëtar me të gjitha efektet i UEE. Bëhet fjalë vetëm për spekulim të pastër, por tashmë fakti që ka qenë e mundur të shprehet ky paralajmërim është në vetëvete domethënës. Pas atij rus, ekonomia iraniane është e dyta në rendin e madhështisë në kuadër të UEE, por Irani mund të gjejë pak tregje të huaja për mallrat e tij, për të cilat për të zona e shkëmbimit të lirë me UEE është me rëndësi jetike. Njëkohësisht, Rusia, bashkë me Kazakistanin, sheh tek Irani një treg për produkte e saj industriale. Kështu edhe Armenia, që kufizohet me Iranin mik, mund ta shmangë embargon e pjesshme nëpërmjet Azerbajxhanin dhe Turqinë, dhe të bëhet deri një vend tranziti.

Deri më tani përvoja e zonës së përkohshme të tregëtisë së lirë (traktati, i vlefshëm për 3 vjet, ka hyrë në fuqi më 27 tetor 2019) ka qenë shumë inkurajues. Megjithëse kjo ishte epoka ku vendoseshin sanksione të reja kundër Iranit dhe pavarësisht se lockdown i imponuar kundër pandemia tek Covid-19, tregëtia midis Iranit dhe BE ka mundur të rritet me 18% dhe ka arritur rreth 3 miliard dollarë. Për atë që është parë, ekonomia iraniane është ajo që ka nxjerrë fitimin më të madh nga një traktat i tillë: eksportet iraniane janë rritur më me shpejtësi se importet e tij. Por duhet thënë edhe se kuota e tregëtisë me BEE dhe Iranin përfaqëson vetëm 0.5% e vëllimit global (për Iranin është 3%). Rusisë i takon kuota kryesore e tregëtisë (75% – 85%) së eksporteve dhe 65% e importeve iraniane në tregëtinë me të gjithë UEE.

Armenia meriton një përmendje të veçantë pasi asaj i shkon 25% të importeve të UEE me Iranin. Pavarësisht rëndësisë ekonomike relativisht të ulët të UEE dhe të Iranit, të dyja mund të arrijnë në një partneritet të strategjik, i kufizuar në zonën euraziatike. Nëse Kina, Irani dhe Rusia arrijnë t’i koordinojnë politikat e tyre dhe të harmonizojnë tregëtitë e tyre të paktën në një zonë të tillë, bashkë me projektin kinez e «Rrugës së Re të Mëndafshit» mund të krijohet një zonë e re politike dhe ekonomike që shkon nga Paqësori deri në Balltik dhe nga Arktiku deri në Gjirin Persik.

Advertisement

Bashkë me shtetet e tjera të zonës euraziatike dhe me Kinën, Irani ka arritur të sigurojë, përkrah një bashkëpunimi të tipit ekonomik, një bashkëpunim të fortë për sigurinë politike. Kjo dallon politikën aktuale e «shikimit nga Lindja» nga qasjet e saj nën presidentin Ahmadinejad. Vendi nuk vë bast më shumë mbi institucionet ekzistuese, por gjithmonë e më shumë mbi platforma gjysmëformale. Duke u frymëzuar nga Procesi i Astana, në 2018 Irani ka nisur një «Dialog rajonal për sigurinë». Takimi i parë, që është mbajtur në Teheran, ka pasur si temë situatën në Afganistan. Në shkëmbim kanë ndërhyrë Afganstani, Rusia, India dhe Kina. Është diskutuar edhe për tema të tjera, si bashkëpunimi ekonomik, lufta kundër terrorizmit në Azinë Qendrore dhe lufta në Siri. Pjesëmarrësit kanë vendosur të krijojnë një sekretari të përbashkët dhe të organizojnë mbledhje vjetore.

Të tri vendet – Kina, Irani dhe Rusia – janë larguar nga rendi botëror i markës perëndimore dhe tani kërkojnë të vendosin marrëdhënie me «Lindjen globale». Dhe kjo – në mos nga pikëpamja ekonomike, të paktën nga ai politik, ideologjik dhe gjeostrategjik – i bën partnerë të rëndësishëm për njëri tjetrin. Edhe pse marrëdhëniet reciproke midis këtyre tri vendeve janë të ndryshueshme dhe kanë interesa të ndryshme, firmosja e marrëveshjes së partneritetit strategjik midis Iranit dhe Kinës nga njëra anë dhe e integrimit të Iranit në UEE nga ana tjetër bëjnë të njihet si i mundshëm një konfigurim i Eurazisë.

*La Civilta Cattolica

Përgatiti për TemA: Armin Tirana

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy