Irlanda gjobit kompaninë Meta me 390 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave gjobiti të mërkurën me 390 milionë euro kompaninë Meta, që përfshin rrjetet Facebook dhe Instagram për shkelje të privatësisë në internet. Po kështu ky autoritet e ndaloi kompaninë që të detyrojë përdoruesit evropianë, të pranojnë reklama të personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre në internet.

 

 

Masa ndëshkimore mund të trondisë modelin e të bërit biznes të kompanisë Meta, sipas të cilit përdoruesve u serviren reklama bazuar në atë çka bëjnë në internet.

Advertisement

 

 

 

Mbikëqyrësi irlandez e gjobiti Meta-n me 210 milionë euro për shkelje të rregullave strikte të Bashkimit Europian lidhur me çështje të privatësisë që përfshijnë Facebook-un dhe me 180 milionë euro të tjera për shkelje në Instagram.

Advertisement

 

 

Kjo është masa më e fundit ndëshkimore e vendosur nga ky komision ndaj kompanisë Meta, pas katër gjobave të mëparshme, që nga viti 2021 që arrijnë në vlerën e mbi 900 milionë eurove.

 

Advertisement

 

Vendimi rrjedh nga ankesat e depozituara në maj 2018, me hyrjen në fuqi të rregullave të privatësisë së 27 vendeve të BE-së, të njohura si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave.

 

 

Advertisement

Më parë, kompania Meta mbështetej në marrjen e pëlqimit të përdoruesve për të përpunuar të dhënat e tyre e për t’u ofruar atyre reklama të personalizuara. Me hyrjen në fuqi të rregullores, kompania ndryshoi bazën ligjore mbi të cilën përpunonte të dhënat e përdoruesve duke shtuar një klauzolë tek kushtet e shërbimit për reklamat, çka efektivisht i detyronte përdoruesit të binin dakord që të dhënat e tyre të mund të përdoreshin. Një gjë e tillë shkel rregullat e privatësisë së BE-së.

 

 

 

Advertisement

Fillimisht mbikëqyrësi irlandez mbajti anën e kompanisë Meta, por ndryshoi qëndrim pasi projektvendimi iu dërgua një bordi rregullatorësh të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave, shumë prej të cilëve ishin kundër (Meta-s). Në vendimin përfundimtar të tij mbikëqyrësi irlandez tha se kompania Meta “nuk ka të drejtë të mbështetet në bazën ligjore të kontratës, për të shpërndarë reklama në Facebook dhe Instagram”.

 

 

Në një deklaratë, Meta tha se “beson fuqishëm se qasja e kompanisë respekton Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe se është e zhgënjyer me vendimet e rregullatorit irlandez”. Kompania njoftoi se do të apelojë si thelbin e vendimeve ashtu edhe gjobat e vendosura ndaj saj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy